Futboll La Liga Sport

“BOMBA” E RRADHËS NGA SPANJA/ Ishte ndër më të dobëtit në fushë, Ronaldo mendon…

Ishte ndër më të dobëtit në fushë për Juventusin në sfidën kundër Atletikos së Madridit, por fundja nuk mund të bënte asgjë më shumë i vetëm, duke parë se edhe të gjithë shokët e skuadrës së tij ishin të “fikur”. Gjithsesi, për të ndezur edhe më shumë tensionin rreth Kristiano Ronaldos, ka menduar media spanjolle, konkretisht uebsajti “Diariogol”, i cili ka lëshuar një bombë merkatoje, ndonëse është shumë shpejt për të marrë konfirmime prej saj.

Sigurisht që kjo mund të jetë edhe një strategji, duke parë se rikthimi në Madrid i 34-vjeçarit kaloi jo pa polemika, jo vetëm me tifozët e Atletikos, por edhe me disa organe mediatike në fund të ndeshjes së Champions-it, ku Ronaldo injoroi të gjitha mediat dhe madje, iu tregoi edhe atyre të njëjtin gjest që bëri në “Vanda Metropolitano”:

“Kam fituar 5 Champions unë”. Gjithsesi, duke mbetur te lajmi i burimit në fjalë, “Diariogol” hap një skenar bombastik, sipas të cilit ylli portugez mund të mendojë largimin nga Juventusi, në fund të këtij sezoni, pas vetëm një viti në Torino, në rast se eliminohet nga Liga e Kampioneve. Përveç ndjesive të futbollistit, i cili erdhi me shumë shpresa dhe bujë te “Zonja e Vjetër”, duke deklaruar që në fillim se sivjet Juventusi do të ishte pretendentja kryesore në Europë, pas humbjes me Atletikon, duket se ka qenë klubi i Mançester Junajtid, ai që ka vendosur të kontaktojë menjëherë Ronaldon.

Pa dyshim, që “Djajtë e kuq” janë ekipi që besuan dhe e hodhën në futbollin e rëndësishëm Kristianon, që në adoleshencë dhe ndoshta nëse Juventusi nuk do të ishte bindur për të paguar kartonin dhe pagën, futbollisti do të kishte zgjedhur Mançesterin, por ndoshta kjo mund të jetë një ide për merkaton e verës, por gjithmonë dhe ky është një kusht absolut, nëse Junajtid do të arrijë që të kualifikohet për në Ligën e Kampioneve. Ndryshe, do të mbetet i “parkuar” në Torino.

Related posts

Merkato, ironi e sherr/ Shikoni “betejën” mes Interit, Romës dhe Marsejës (FOTO)

Isa.Autor

MBRETI I EUROPA LEAGUE/ Askush si Lukaku! Ja rekordi që vendos ylli belg

Delo.autor

Sofia Jaramillo i uron mirëseardhjen Alexis Sanchezit

Q.Autor

Leave a Comment