Futboll Sport

I DHUROI MËLÇINË ABIDAL/ Flet kushëriri i tij: Dua ta sqaroj këtë çështje, jam bërë…

Kushëriri i Eric Abidal, Gerard Armand, ka thënë në një intervistë për gazetën “Le Parisien” se do të paraqitet si palë civile në hetimin e hapur në Spanjë për transplantimin e mëlçisë te drejtori aktual sportiv i Barcelonës. Ai njihet si donatori i një pjese të këtij organi jetësor në këtë rast.

Unë nuk kisha asnjë lajm për kushëririn tim, që nga tetori. E kam mësuar nga shtypi se rasti është rihapur, por nuk e di pse. Dua të kem qasje në dosjen përkatëse, sepse po jetoj në pasiguri të plotë. Kam nevojë për ta sqaruar këtë çështje, sepse jam i fiksuar”, – thotë Armand.

– Kjo botë është e çmendur dhe ju e dini se çdo çdo gjë mund të ndodhë. Ky rast më ka bërë me fiksime, kërkoja në “google news” gjithë kohës…, kështu që vendosa ta prezantoj veten si palë civile në hetim, të kem qasje në dosjen e autoriteteve spanjolle, që po merren me këtë rast.

Pas operacionit të vitit 2012, kontakti me Abidal ka qenë i pakët, por u rivendos intensiv nga korriku i vitit të kaluar, kur drejtësia ishte e interesuar për procedurën e ndjekur në rastin e transplantit të mëlçisë. Unë jam i gatshëm të dëshmoj dhe t’iu nënshtrohem testeve mjekësore për të treguar se jam donatori i vërtetë i një pjese të mëlçisë së Abidal”

Related posts

ALARM PËR BOMBË NË STADIUMIN E RIVER PLATE/ Policia evakuon zonën dhe zbulon se ishte një…

Delo.autor

Babai i talentit 19-vjeçar: Pulisic e ka ëndërr të luajë në Premier League

Isa.Autor

Esmeralda Tuci: Gati për debutimin në Europa League, synojmë kualifikimin

Sadik.Autor

Leave a Comment