Futboll Sport

FUTBOLLISTI MË I MIRË ME TË CILIN JE PËRBALLUR?/ “Ronaldo më gjiganti mes të mëdhenjve, Gattuso më i keqi!”

“Cili është futbollisti më i fortë me të cilin kam luajtur? Ronaldo”! Nuk ka dyshime Stephane Dalmat, si Fenomeni brazilian nuk ka asnjë tjetër. “Ka revolucionarizuar futbollin. Kishte gjithçka, teknikisht, fizikisht dhe fuqinë. Ishte një gjeni. Për mua, ai është më i madhi mes të mëdhenjve. Në aspektin human? Ishte një fëmijë! Flinte, qeshte, e tallnin. Për atë ishte një lojë”, rikujton francezi për L’Equipe.

Futbollisti më i fortë me të cilin je përballur?

“Juan Sebastian Veron. Një strukturë teknike, një thjeshtësi dhe një bukur ta shohësh të luajë, edhe si kundërshtar. Edhe ai vraponte! Për më tepër, kur kemi luajtur kundër Lazios ishte shpesh në zonën e tij. Djersinte pa masë”!

Futbollisti më i keq?

“Gennaro Gattuso! Gjatë derbit tim të parë milanez, misioni i tij ishte të më gjurmonte. Ndjeja një qen pas meje. Sikur të mos mjaftonte, atë ditë humbëm 6-0, ishte 11 maj 2001. Ishte e vështirë, ai ishte i keq dhe mund ta konstatoje nga gjestet e tij dhe nga fjalët”.

Related posts

ZYRTARE/ Mbrojtësi e mbyll me Vllazninë dhe prezantohet te skuadra e re

Delo.autor

“JAM NË SHTËPI”/ I uritur për trofe, Ronaldo rikthehet në “pallatin e ëndrrave” (VIDEO)

Delo.autor

Guti: Lewandowski nuk është i duhuri për Realit

Sadik.Autor

Leave a Comment