Futboll Sport

ÇFARË SHKARKIM?! Sarri te Chelsea ka bërë më mirë se Guardiola te Man.City

Nëntëdhjetë minuta ndajnë Maurizio Sarri nga shkarkimi. Në Angli zërat kanë nisur prej kohësh, por trajneri i Chelseas duket se nuk do ta mendojë. Të paktën kështu ka deklaruar vetë ai për mediat në konferencën në vigjilje të finales së Carabao Cup që do të diskutojë kundër Manchester City.

Çfarë shkarkimi? Në fakt, statistikat tregojnë se trajneri Italian deri tani ka bërë më mirë se rivali i tij për trofeun e Carabao Cup, në sezonin e parë të Guardilas në Premier League.

Edhe sezoni i parë i Pep Guardiola në Angli ishte shumë i turbulluar. Në sezonin 2016-17 në fakt City pat humbur 4-0 ndaj Everton, Sergio Agüero dukej një futbollist në perëndim dhe pasigurtë e portierit Claudio Bravo nuk ndihmuan aspak.

Madje, ka edhe një tjetër statistikë që mund të inkurajojë Sarrin për të ardhmen e tij dhe të ndërgjegjësojë drejtuesit e Chelseas në rast të humbjes. Sikurse raporton “Daily Mail”, në fakt trajneri italian ka fituar më shumë ndeshje se ka bërë Guardiola në sezonin e tij të parë te City në të njëjtën periudhë (28 nga 43 në raport me 27 fitoret e katalanasit).

Related posts

“NUK KAM ASNJË PENDIM”/ Lukaku e pranon: Jam një humbës i keq. Atë natë…

Delo.autor

“Revolucion” te Paris SG, Thiago Silva dhe 5 futbollistë të tjerë nxirren në shitje…

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Ideja e “çmendur” e FIFA-s, Botërori dhe Europiani të zhvillohet çdo dy vite

Delo.autor

Leave a Comment