Futboll Seria A Sport

“AJO QË E BËN NJË KLUB TË MADH ËSHTË STABILITETI”/ Maldini: Milan është pasioni im, lojtarët ëndërrojnë kur i telefonoj…

Paolo Maldini e mori Milanin mbi supe para një viti e gjysmë, duke filluar të bënte pas tryezës së drejtuesit atë që bënte në fushë. Domethënë, të përfaqësonte një model drejtimi dhe frymëzimi për “Djallin”. Gjatë një interviste të gjatë me “So foot”, Maldini foli për shumë çështje, duke filluar me problemet sportive të skuadrës kuqezi gjatë dhjetë viteve të fundit:

“Pati një ndryshim shumë domethënës të brezave në sezonin 2011-2012, kur lojtarët historikë, që ishin pjesë e këtij klubi, ndërprenë karrierën e tyre ose u larguan. Por, ne duhet të parashikojmë të ardhmen me ndryshim të brezave. Nëse jo, është e vështirë të kesh rezultate sportive. Ndoshta ekzistonte ideja se ata që erdhën mund ta mbanin Milanin lart, por për fat të keq nuk funksionoi në atë mënyrë.

Duhet të planifikosh dhe planifikosh vazhdimisht. Më pas pati një fushatë transferimesh shumë të shtrenjta, por gjithçka u ndal për 18 muaj. Ajo që e bën një klub të madh është pa dyshim stabiliteti: stabiliteti i menaxhimit dhe ekipit. Duhet të them se në vitet e fundit të presidencës së Berlusconi, gjithashtu në një vit e gjysmë të pronarëve kinezë në krye të klubit, nuk ka pasur stabilitet të tillë”.

Pastaj kthimi i tij në Milano, kësaj here si menaxher. Një telefonatë që padyshim e priste, por nuk e kërkoi kurrë: Unë kurrë nuk mendova se kthimi ishte i detyrueshëm, pasi nuk e konsiderova detyrim që njerëzit që punuan në klub të më telefononin. Por, Milani është dhe gjithmonë do të jetë pasioni im, si futbolli. E dija që, nëse një ditë mbërrinte mundësia e rikthimit në klub, doja ta jetoja si një aktor kryesor, doja të luaja një rol, duke respektuar të kaluarën time me fanellën kuqezi”.

Që kur ka marrë frenat e menaxhimit në dorë, Milani është përqendruar mbi të gjitha tek të rinjtë, që të arrijnë nivele të larta: “Milani ka ulur moshën mesatare të lojtarëve, është skuadra më e re në Itali, nga më të rejat në Europë. Ju nuk mund të blini një lojtar thjesht sepse është i ri, por gjithashtu të keni kujdes që të ketë të ardhme përpara. Filozofia ime është ndërthurja e elementit të ri me atë me përvojë”.

Më në fund, Maldini pyetet se si arriti të tërheqë lojtarët te Milani, i cili ka disa vite pa ndonjë sukses të madh: “Unë jam shumë me fat si ish-lojtar i respektuar dhe i suksesshëm. Pastaj kam mundësinë të punoj për Milanin. Më besoni: Milani nuk është kualifikuar për në Ligën e Kampionëve për tetë vjet, por për ta veshur fanellën e tij ëndërrojnë lojtarë nga e gjithë bota. Sigurisht, ne shohim nga e ardhmja, por e kaluara, të cilën duhet ta respektojmë, vlen shumë. Kur emri juaj është Milan dhe kërkoni një lojtar, i ke dyert e hapura. Po flasim për një nga tri klubet më të suksesshme, duhet ta kujtojmë gjithmonë këtë”.

Related posts

“SHIHEMI SË SHPEJTI”/ Benzema surprizon të moshuarën 100 vjeçe, i dërgon fanellën e tij si dhuratë (FOTO)

Delo.autor

FOTO/ Çmenduria e tifozit të Juventusit, krijon “Dybala Car”

Q.Autor

“US OPEN”/ S’ka surpriza, tenisti Nadal në gjysmëfinale

Delo.autor

Leave a Comment