Futboll Ligue 1 Sport

HYN NË “BETEJË” PËR 21-VJEÇARIN/ PSG fokusohet tek të rinjtë, synon talentin e Serisë A

Sulmuesi 21-vjeçar Federico Chiesa, që luan në Serinë A me ekipin e Fiorentinës, do të largohet në fund të seoznit nga klubi vjollcë. Pas Juventusit e Interit, që kanë nisur prej kohësh një betejë për të marrë talentin e futbollit italian edhe skuadra e PSG-së është interesuar për Chiesa.

Sipas “Rai Sport”, ekipi kampion i Francës synon të sjellë në Paris sulmuesin italian, duke formuar një dyshe sulmuese adoleshentësh: Mbappe-Chiesa. Drejtori sportiv i PSG-së, Antero Henrique, ka kohë që ka nisur monitorimin e lojtarit dhe ka takuar së fundi edhe menaxherin e tij.

Chiesa do t’i kushtojë PSG-së më lirë se ndonjë futbollist tjetër, ndaj PSG është gati të ofrojë më shumë se sa Inter apo Juve, për ta marrë lojtarin. Gjithsesi, në fund do të jetë lojtari ai që do të vendosë për të ardhmen. Mësohet se Chiesa preferon më shumë të qëndrojë në Itali.

Related posts

Arsenal nuk ka të ndalur, shënon edhe Mkhitaryan

Q.Autor

EUROPA LEAGUE/ Partizani eleminohet nga Maribori, të kuqtë mposhten 2-0

Isa.Autor

DEKLRATA BOMBASTIKE/ Përse të vijë SIMEONE tek ARGJENTINA, apo që TA VRASIN

Isa.Autor

Leave a Comment