Futboll Premier League Sport

MERKATO E BUJSHME/ Grealish tek Manchester City, zbulohet oferta shokuese e Guardiolës

Jack Grealish po përgatitet të bëhet lojtari më i paguar në historinë e futbollit anglez. Rekordi prej 89 milionë paundësh, i paguar në vitin 2016 nga Manchester United për të rimarrë Pogba është gati të mposhtet nga skuadra tjetër e Manchesterit, City. Sipas mediave angleze, klubi nga “Etihad” ka vendosur të përmbushë kërkesën e Aston Villa, një çek për 100 milionë paundë, ose rreth 117 milionë euro për mesfushorin 25-vjeçar.

Në këtë pikë, Aston Villa, e cila kishte dashur ta mbante lojtarin, duke i ofruar një kontratë të re me vlerë 12 milionë euro në sezon, duhet t’i thotë ‘po’ transferimit. Pasi të mbyllet marrëveshja për Grealish, “qytetarët” e Pep Guardiolës do të përpiqen të mbledhin para për të nisur sulmin ndaj objektivit tjetër të madh për sezonin e ardhshëm, Harry Kane.

Related posts

(FOTO) Formacioni më i mirë deri tani në top 5 ligat europiane, zhgënjen Reali

Q.Autor

NUK I NDAHET EDY REJAS PËR PAGËN/ Shakohoxha pyet edhe Gjicin: Ore do e paguaje ti këtë?

Delo.autor

“KEMI BËRË HISTORI TASHMË”/ Messi: Askush nuk e fshin dot, sonte jemi të gjithë bashkë

F.autor

Leave a Comment