Futboll Premier League Sport

PASI FITOI TROFEUN/ Guardiola rrëfen sekretin e penalltive

Manchester City dhe Pep Guardiola sapo kanë realizuar njërin nga objektivat sezonalë, pasi kanë ngritur në qiell trofeun e Carabao Cup, pasi mundën në finale Chelsean falë saktësisë më të madhe nga pika e bardhë e penalltisë, aty ku dy ekipet u drejtuan pas barazimit 0-0 në kohën e rregullt dhe shtesat e akorduara.

“Natyrisht që jam i lumtur. Komplimente për Chelsean, ata luajtën me një performancë të pabesueshme. Jam i lumtur që fitoj këtë trofe për të dytin vit radhazi, që ndodh për të parën herë në historinë e klubit. Gjëja më e rëndësishme kur vjen puna te penalltitë, është personaliteti dhe ne ia dolëm”, u shpreh Pep Guardiola menjëherë pas fitimit të trofeut Carabao Cup.

“Ne luajtëm kundër futbollistëve fantastikë, Chelsea ka cilësi të jashtëzakonshme dhe pas rezultatit të dy javëve më parë ne e dinim që do të ishte shumë më e vështirë. Ishte një finale”, vijoi trajneri i Manchester City.

“Të jesh në kaq shumë kompeticione është shumë kërkuese dhe e vështirë, për më tepër që kemi futbollistë të dëmtuar. Nuk do të bëj krahasime me Barcelonën. Ajo që bëmë te Barcelona ishte unike. Këtu kemi futbollistë të rinj, klub të ri, tani të shohim sa larg mund të shkojmë”, deklaroi Guardiola ndër të tjera.

Related posts

MBRËMJE E MADHE NË TORINO/ Ja trajnerët me më shumë Champions në histori (FOTO+EMRAT)

Delo.autor

VALENCIA-BARCELONA/ Super Aubameyang, shënon golin e parë për “Katalanasit” (VIDEO)

Delo.autor

BARCELONA-LEVANTE/ Trajneri Setien synon fitoren në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment