Futboll La Liga Sport

REAL MADRID FESTON 118-VJETORIN/ Legjenda krenohet me VIDEON e jashtëzakonshme

6 marsi nuk është një ditë e zakonshme për Real Madridin. Është pikërisht ditëlindja e klubit mbretëror të bardhë. Në një ditë si sot, në vitin 1902, u krijua ky klub historik, fillimisht i quajtur “Madrid Foot-Ball Club”. Vëllezërit Juan dhe Carlos Padrós (të dy nga Katalonja), si dhe Julián Palacios (Madridi), ishin ata që hodhën themelet. Natyrisht, nuk e imagjinuan asokohe gjënë e madhe që po ndërtonin, siç u demonstrua më vonë, duke u zgjedhur si klubi më i mirë i shekullit të 20-të në vitin 2000.

Real Madridi nuk zbriti asnjëherë nga elita e futbollit spanjoll. Së bashku me Barcelonën dhe Athletic, janë tri skuadrat e vetme, që nuk e kanë provuar kurrë fatkeqësinë e zbritjes në “Segunda Division”. Që nga krijimi i Ligës Kombëtare (spanjolle), në vitin 1929, të bardhët kanë qenë gjithmonë aty, duke garuar dhe fituar më shumë tituj se kushdo: 33 të tillë. “Los Blancos” janë bërë legjendë falë suksesit në Kupat Europiane (sot, Champions).

Në këtë kompeticion, ata kanë vendosur hegjemoninë kontinentale, me 13 tituj, pothuajse sa dyfishi i ndjekësit më të afërt (Milani, me 7 tituj). Pesë triumfet e fillimit të këtij kompeticioni (1956-1960) çimentuan dimensionin botëror të klubit galaktik, falë punës së pashembullt të Santiago Bernabéu, në zyra, dhe Alfredo Di Stéfano, në fushë. Nuk mund të harrohet Puskas (i cili e rikrijoi veten, pavarësisht se mbërriti 31 vjeç), as Paco Gento, lojtari i vetëm që mund të mburret se ka fituar gjashtë Kupat Europiane (Champions).

Në këto 118 vite të jetës, Real Madridi ka arritur të jetë klubi me mbështetësit më të shumtë në planet (rreth 600 milionë) dhe ka fituar një reputacion të tillë, që ka arritur ta vlerësojë edhe Pep Guardiola: “Lojtarët e tij e quajnë dështim mosfitimin e Ligës së Kampionëve. Askush nuk është më i mirë se ata në këtë kompeticion…” Amen për gjithçka! Ditëlindjë të lumtur (118), Real Madridi!

Real Madrid, 118 years of legend!

💫🙌 Today we celebrate 1⃣1⃣8⃣ years of Real Madrid C.F.!🤩 What is your favourite moment as a madridista? 👇-💫🙌 ¡Hoy cumplimos 1⃣1⃣8⃣ años de historia!🤩 ¡Dinos tu mejor momento como madridista! 👇#RealMadrid | #HalaMadrid

Gepostet von Real Madrid C.F. am Freitag, 6. März 2020

Related posts

Sfidë mbijetese në “Niko Dovana”, Vllaznia do pikë ndaj Teutës

Sadik.Autor

STATISTIKAT/ Interi përballë tabusë “Dragao”, por kur fiton të parën…

F.autor

GRIEZMANN E NIS TERS/ Yjet e Barcelonës tallen me të, bëhet virale (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment