Futboll La Liga

SFIDA PËR “KUPËN E MBRETIT”/ Ylli i Real Madridit: “Pleshti” është i pabesueshëm, por nuk…

Vinícius tashmë është sy e veshë nga ndeshja e së mërkurës, kundër Barcelonës. Fjala është për sfidën e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, ndërsa e para ka përfunduar në barazim 1-1 në “Camp Nou”. Talenti brazilian mezi e pret këtë ndeshje dhe thotë se nuk i frikësohet Messit: “Leo është një lojtar i pabesueshëm, por kjo nuk tremb askënd. Ne kemi më të mirët në botë“. 

Lidhur me klasiken e afërt, sulmuesi shton: “Kam shumë dëshirë për të luajtur në “El Classico”, si të gjithë lojtarët. Më pëlqen shumë një përballje si kjo. Ne duhet të luajmë si në “Camp Nou”, mund ta fitojmë ndeshjen, por kemi nevojë për tifozët tanë. Ata duhet të na ndihmojnë“.

Disa fjalë edhe për makthin e të gjitha mbrojtjeve e portierëve kundërshtarë, Lionel Messi: “Ne jemi të gatshëm për çdo gjë. Ai është një lojtar i pabesueshëm, që bën gjëra të mahnitshme, si asnjë tjetër. Ne jemi në kërkim të lojës sonë, nuk kemi frikë nga Messi. Pavarësisht se është një lojtar i madh, ne kemi më të mirët e botës në skuadër“.

Lidhur me mungesën e golave prej tij, Vinicius shton: “Ka gjithmonë diçka që të mungon në një moment, edhe golat. Kam shënuar pak, por jam duke bërë mirë. Gjëja më e rëndësishme është të fitoj“. 

Related posts

ZBULON PRAPASKENËN/ Trajneri i Menemespor: Fenerbahçe ofertë zyrtare për Selmanin, ja kush e bllokoi

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ FIORENTINA-S/ Pioli: Zhgënjimi pas eliminimit në Europa League ishte i fortë. Kemi mundur shumë rekorde, por…

Delo.autor

PAS DEBATIT TË ASHPËR ME GJYQTARIN/ Pezullohet trajneri i Premier Leagues, ja masat

Delo.autor

Leave a Comment