Futboll La Liga Sport

RRËFEN TË KALUARËN TEK BARCELONA/ Neymar përlotet: Ai është më i miri në botë, më dha…

Neymar Jr, i cili po riaftësohet nga dëmtimi në shputën e këmbës (këto ditë ndodhet në Brazil), dha një intervistë për “Esporte Spectacular”, që ka publikuar një pjesë paraprake të asaj që tha ylli i PSG. Kur ishte duke folur për ish-bashkëlojtarin e tij te Barcelona, Lionel Messi, intervista u bë më emocionale për Neymar.

Argjentinasi dhe braziliani ndanë një dhomë zhveshjeje për katër sezone, gjatë kohës së tij në “Camp Nou”, përpara se të transferohej te PSG për një rekord botëror prej 222 milionë eurosh.

Neymar arriti te Barcelona 21-vjeç nga Santosi, në vitin 2013, dhe u mor shpejt nën mbrojtje nga Messi. Edhe në intervistën me “Esporte Espetacular” në “GloboTV” të Brazilit, sulmuesi i PSG nuk i mbajti lotët, kur kujtoi kohën e kaluar me superstarin argjentinas. Për këtë të fundit thotë se e ndihmoi në një moment, kur kishte nevojë më shumë për këtë.

Sinqerisht, është e vështirë, shumë e vështirë për mua që të flas për Messin. Ai ishte shumë i veçantë për mua në Barcelonë, e them këtë për të gjithë, – pohoi 27-vjeçari brazilian. – Në momentin kur më duhej mbështetja më e madhe, lojtari më i mirë në botë mbërriti dhe më dha një dorë. Ai tha: Eja, unë jam këtu për t’ju ndihmuar!

Neymar vazhdoi të shpjegojë se me mbërritjen e tij në Barcelonë, teksa Messi e këshilloi të mos ishte i turpshëm dhe të mos kishte frikë prej atij dhe askujt në klub.

Gjatë kohës së tij në “Camp Nou” braziliani shënoi 105 gola në 186 ndeshje. Po ashtu, u vlerësua si lojtari i tretë më i madh në botë, pas Messit dhe Cristiano Ronaldos. Intervista e plotë e tij do të transmetohet në “GloboTV”, më 3 mars.

Related posts

E ARDHMJA E YLLIT SUEDEZ DREJT SERIE A/ Ja telefonata e Ibrahimovic me trajnerin e ekipit italian…

Delo.autor

KALIMI TEK JUVENTUS PO DËSHTON/ Suarez ka tre mundësi për të ardhmen e tij

Delo.autor

Sergio Busquets në dyshim për ndeshjen çerekfinale të Barcelonës në Champions

Q.Autor

Leave a Comment