Futboll Premier League Sport

ZBEHU TRIUMFIN NË “CARABAO CUP”/ Ja çfarë bëri tifozi me aftësi të kufizuara portierit Kepa (VIDEO)

Kepa Arrizabalaga ishte emri më i lakuar ditën e djeshme, madje zbehu edhe triumfin e Manchester City ndaj Chelsea në Carabao Cup.

Portieri refuzoi të dilte nga fusha pak para se të ekzekutoheshin penalltitë, veprim që tërboi trajnerin Sarri, i cili po bënte gati të hidhte në fushë Caballero-n, një ekspert penalltish. Megjithatë në fund të ndeshjes trajneri italian tha se e gjitha ishte një keqkuptim, por u pa qartë se ai po kërkonte të mos rëndonte situatën e krijuar.

Gjithsesi në tunelet e dhomave të zhveshjes, një tifoz me aftësi të kufizuara ishte vendosur aty për të takuar yjet e skuadrës së zemrës. Pasi i përshëndet të gjithë duke iu dhënë dorën, në momentin që Kepa zbret nga shkallët ai tkurret dhe e fut dorën në xhep duke e injoruar spanjollin, për atë veprim që ai bëri në fushë.

Related posts

Formacionet zyrtare: Bayern – Werder

Q.Autor

NGA EGBO TEK SKËNDER GEGA/ Trajnerët që u larguan nga klubet e Superiores gjatë 2020

Delo.autor

ZYRTARE/ Futbollisti 21-vjeçar largohet nga Milan dhe transferohet në Gjermani tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment