Bundesliga Futboll Sport

ZYRTARE/ Futbollisti 21-vjeçar largohet nga Milan dhe transferohet në Gjermani tek klubi…

Pas vetëm një sezoni te Milani, 21-vjeçari norvegjez, Hauge është transferuar në kampionatin gjerman te skuadra e Ajntrakt Frankurt. Bëhet fjalë për një marrëveshje huazimi me detyrim blerje përfundimtare për 12 milionë euro. Pas njoftimit për shtyp nga gjermanët, vjen edhe ai i klubit kuqezi, me detajet e operacionit:

“AC Milan njofton se ka shitur përkohësisht, me detyrimin e blerjes përfundimtare, në kushte të caktuara të performacës sportive të futbollistit Jens Peter Hauge te Eintracht Frankfurt. Klubi falënderon Jens Peter për profesionalizmin dhe i uron atij më të mirat për të ardhmen e tij personale dhe profesionale”.

Nuk kanë munguar edhe fjalët e para të Hauge, si lojtar i Frankfurt: “Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe që hedh hapin tim të radhës. Ajntrakt është një klub me një traditë të madhe dhe tashmë ka bërë gjëra të mëdha ndërkombëtarisht. Kam ndjekur rrugën e tyre në Ligën e Europës dhe mezi pres të vesh këtë fanellë”.

Related posts

E PABESUESHME/ Vëllai i Valon Berishës grumbullohet tek Norvegjia për shkak të Covid-19

Delo.autor

U DËMTUA NË SFIDËN NDAJ VALENCIAS/ Zidane duhet të bëjë pa shërbimet e mesfushorit në ndeshjen ndaj Inter

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ PSG humb edhe një tjetër titullar në prag të sfidës Champions

Delo.autor

Leave a Comment