Futboll Premier League Sport

ZYRTARE/ Ish-trajneri i Liverpool rikthehet në Premier League

Brendan Rodgers është emëruar si trajneri i ri i Leicester City-t pasi është larguar nga Celtic.

Tekniku nga Irlanda e Veriut, 46, do të jetë pasardhësi i Claude Puel, i cili është shkarkuar të dielën pas 16 muajve në stolin e Dhelprave.

Rodgers nuk do të jetë në stolin e Leicester mbrëmjen e së martës kur ekipi i tij i ri do të luajë ndaj Brighton, por ndodhet në stadium.

Ai është fotografuar duke u prezantuar me ambientin e ri në King Power Stadium.

Rodgers do të marrë timonin e Dhelprave duke nisur nga dita e mërkurë, kur do të zhvillojë seancën e parë stërvitore.

“Jam i privilegjuar dhe i nderuar që jam këtu si trajneri i ri i Leicester City-t,” ishin fjalët e para të prezantimit të Rodgers.

Related posts

TËRBOHEN TIFOZËT E JUVES/ Emri i Neymar i bën të ëndërrojnë, po si qëndron e vërteta?

F.autor

RONALDO U BLE MË PAK/ Presidenti i Napolit cakton çmimin STRATOSFERIK për Koulibaly

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja miqësore Manchester United-Milan. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment