Futboll Seria A Sport

“KOULIBALY ËSHTË “CR7” E NAPOLIT”/ Deklaron ish-trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Fabio Capello

Fabio Capello mendon se Napoli e ka Cristiano Ronaldo-n e tij në ekip dhe ai është Kalidou Koulibaly, por pranon se lufta për titull ka përfunduar.

Napoli do të ndeshet me Juventus në Serie A këtë të diel dhe bardhezinjtë do të futen në këtë sfidë me 13 pikë avantazh ndaj të kaltërve.

“Lufta për titull ka përfunduar tashmë, shprehet Capello për Il Mattino.

“Prapëseprapë, do të jetë një ndeshje spektakolare dhe e bukur për t’u parë nga dy prej skuadrave me trajnerët më të mirë.

Gjithsesi, diferenca mes dy klubeve mbetet e madhe. Përveç Napolit, duhet që edhe klubet e tjera të përforcohen në mënyrë që të dobësohet Juve.

Mendoj se Inter është klubi që mund ta bëjë këtë gjë pasi unë e njoh Suning. Ata janë një forcë botërore sepse kanë fuqi të mëdha financiare pas tyre dhe për të arritur Juve-n duhen burime të ardhurash.

Ronaldo i Napolit? Pa asnjë dyshim, Koulibaly. Ai është monstruoz. Për momentin, është mes më të mirëve në botë.”

Related posts

BADSTUBER PËRFUNDON JASHTË PLANEVE TË STUTTGART/ Nga premtim në dështim, ja diletanti më i paguar në botë

Delo.autor

NJË HAP LARG TRANSFERIMIT TEK REALI/ Ja sakrifica që Pogba duhet të bëjë për të shkuar

Delo.autor

VIDEO/ Më në fund shënon edhe Everton

Q.Autor

Leave a Comment