Futboll La Liga Sport

FESTOI ME GJESTIN E SHËMTUAR KUNDËR ATLETICOS/ Ja vendimi që merr Federata Spanjolle për Gareth Balen

Gareth Bejl nuk do të dënohet nga Federata Spanjolle e Futbollit, për festimin e tij, që bëri gjatë fitores 1-3, kundër Atletikos së Madridit, në derbin e luajtur në fillim të këtij viti.

Uellsiani bëri një gjest të shëmtuar që nuk i shkon përshtat një futbollisti, pas shënimit të golit të tretë të Realit në derbin e Madridit.

Edhe pse një gjest jo etik, Bejl nuk do të dënohet fare. La Liga kishte paraqitur një ankesë kundër tij për gjestin provokues, por Federata në deklaratën që dha nuk gjeti shkelje të rregullave të lojës apo veprimit që meriton një ndëshkim.

Kështu Bejl do të jetë në dispozicion për të dyja sfidat me Barcelonës këtë javë.

Related posts

Kroacia i falet një autogoli, e mbyll në avantazh të parën

Sadik.Autor

FINALJA E KUPËS KUKËSI-TIRANA/ Caktohen gjyqtarët nga FIFA për këtë duel, ja kush gjykon

Delo.autor

PLAS TEK ITALIA/ Ja momenti kur mesfushorët kapen “mat” nga kamera në stolin e rezervave (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment