Futboll Premier League Sport

“BALCKOUT” NË PREMIER LEAGUE/ Ja pse vetëm amerikanët mund të shohin ndeshjet e “Të Kuqve” dhe Manchester Cityt

Lufta për titullin kampion të Premier League ka hyrë në fazën vendimtare me Liverpool (66 pikë) që do të ndeshet ndaj Watford ditën e mërkurë ndërsa ndjekësit e Manchester City-t (65 pikë) presin West Ham në orën 21:00.

Megjithatë, këto ndeshje nuk do të jemi në gjendje t’i shohim, vetëm nëse jetojmë në Shtetet e Bashkuara.

Po të shkosh te faqja zyrtare e kanalit DAZN, që ka të drejtat televizive të Premier League, do të shohim mbishkrimin “DELAYED”, që do të thotë se ndeshjet do të transmetohen në orën 23:00, kur të kenë mbaruar sfidat.

Arsyeja pse nuk do të shfaqen në Europë është se DAZN ka të drejtë të transmetojë vetëm një ndeshje për orar dhe meqë ndeshjet, jo si zakonisht, luhen në darkë nuk do të mund t’i shohim.

Aktualisht, vetëm në Amerikë mund të shihen pesë ndeshje në të njëjtën kohë dhe çmimi është 19,99$ në muaj.

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Flamurtari-Luftëtari. Rezultati 1-1

Delo.autor

SHQIPËRI-ITALI/ Koreografi me 51 fëmije, shikoni çfarë ndodhi në stadiumin “Air Albania” (VIDEO)

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Spanja fiton ndaj Greqisë dhe merr kryesimin e grupit, Kosova mbetet e fundit

Delo.autor

Leave a Comment