Futboll Premier League Sport

KËSHILLON YLLIN E PREMIER/ Ibrahimovic: Nëse ai dëshiron të fitojë trofe, mendoj se…

Zlatan Ibrahimovic, tani pjesë e Los Angeles Galaxy në MLS, dha një intervistë për “Bethard”, në të cilën e këshilloi Harry Kane të largohet nga Tottenham, në qoftë se dëshiron të rritet si lojtar dhe të fitojë tituj të mëdhenj:

Kur isha në Angli, e pashë teksa luante. Unë mendoj se është një sulmues i mirë, ende në zhvillim. Ai është duke bërë gjëra të mira, por gjithmonë them se, duke luajtur në një klub të madh, duke luajtur mirë, është ndryshe nga të luajturit, me gjithë respektin e duhur për Tottenhamin, në një klub normal.

Situatat janë të ndryshme, sepse kam parë lojtarë që bëjnë të njëjtën gjë, por kur shkojnë në një klub të madh, është diçka tjetër. Unë mendoj se Kane mund të shkëlqejë diku tjetër, vetëm duhet ta bëjë këtë lëvizje. Njerëzit të kujtojnë për atë që fitoni dhe në fund të fundit, ai ka nevojë për të fituar.

Pra, nëse ai dëshiron të fitojë trofe të mëdhenj, mendoj se duhet të ndryshojë klub. Tottenham ka një ekip të shkëlqyeshëm, por nuk është në nivelin e duhur për të fituar gjithçka, edhe nëse ka një trajner fantastik si Pochettino“.

Related posts

Shpërthejnë thirrjet në stadiumin e Kukësit: Lironi vëllezërit tanë

Sadik.Autor

JAVA E KATËRT NË SUPERIORE/ Përcaktohet axhenda, ja kur luhen 5 duelet dhe stadiumet që presin ndeshjet…

Delo.autor

“PO KALOJ RINI TË DYTË”/ Rrëfehet basketbollistja e Partizanit: Debutova në kohë lufte, s’kam ndër mend të ndalem

Delo.autor

Leave a Comment