Futboll La Liga

NGA “FERRI” NË “PARAJSË”/ Ja lajmi i madh për talentin i Real Madridit

Nga “ferri” në “parajsë”. Kështu mund të përkufizohet situata e talentit të Real Madridit. Nëse mbrëmë pësoi zhgënjimin e madh nga humbja dhe eliminimi në Kupën e Mbretit, në klasiken e drejtpërdrejtë me Barcelonën, sot mund ta shohë veten në “qiellin e shtatë”, në kombëtaren e vendit të tij.

Kjo e enjte mund të jetë një ditë e mrekullueshme për Vinicius Junior. 18-vjeçari i “Los Blancos” pritet të thirret për herë të parë në kombëtaren e Brazilit për miqësoret e 23 dhe 26 marsit, që do të luhen ndaj Panamasë dhe Republikës Çeke. Miqësorja e parë do të luhet në stadiumin “Dragao” të Portos, ndërsa e dyta në Praga.

Ftesa nga kombëtarja e parë e Brazilit merret pothuajse e mirëqenë, njofton spanjollja “Marca”, edhe pse nuk është konfirmuar 100 për qind. Sidoqoftë, trajneri Tite ka vendosur ta ketë “nën armë” talentin 18-vjeçar, i cili shkëlqeu individualisht në klasiken e mbrëmshme kundër Barcelonës, por vuajti në finalizim.

Kjo ftesë duket se ka shtysë edhe faktin se “Seleçao” nuk mund të llogarisë dy titullarë të dëmtuar; Neymar (PSG) dhe Douglas Costa (Juventus). Pra, Vinicius është kandidati kryesor për ta zëvendësuar “Ney”. Lojtarët e tjerë që pritet të grumbullohen për repartin e përparmë janë Firminho, Gabriel Jesus, Richarlison, Willian dhe José Willian (Real Sociedad).

Lista e trajnerit Tite do të ketë edhe emra të njohur si Coutinho (Barcelona), Lucas Paqueta (Milani). Këto dy miqësore do të luhen në funskion të përgatitjeve për “Copa America”. Ky kompeticion do të zhvillohet në Brazil, në mes të muajit qershor dhe korrik, ndërsa presioni ndaj trajnerit Tite është i madh, sidomos pas dështimit në Kupën e Botës 2014, që u zhvillua po ashtu në vendin e tyre.

Related posts

LIVE/ Real Madrid-Betis, Loren kalon miqtë në avantazh

Delo.autor

Low kritika Gjermanisë/ Ekip i lodhur, kështu humbasim titullin

Sadik.Autor

Gullit mbron Conten/ Nëse fiton diçka, atëherë je në rrezik te Chelsea

Sadik.Autor

Leave a Comment