Futboll Premier League Sport

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Incident në dhomat e zhveshjes, Kepa përplaset me Kabazheron

Askush nuk e harron kollaj skenën e Kepës, në shtesën e finales së Kupës së Ligës, kur refuzoi zëvendësimin, duke lënë në konfuzion total stafin teknik të Çelsit dhe kolegun e tij, Vili Kabazhero, pavarësisht se argjentinasi priste të hynte në fushë i përzgjedhur si pritësi më i mirë i penalltive kundër Sitit.

Një incident i shëmtuar që nuk preku vetëm Sarrin, por edhe Kabazheron. Sipas “The Sun”, episodi nuk është mbyllur vetëm në fushën e “Wembley”-t, por ka vijuar edhe në dhomën e zhveshjes, ku portieri spanjoll i ka thënë në sy shokut të tij të skuadrës se ai është një portier më i mirë se argjentinasi.

Zv/trajneri Xhanfranko Zola dhe doktori i Çelsit ngushëlluan Kabazheron, i cili ishte përgatitur psikologjikisht për të qenë ai mes shtyllave në momentin që do të goditeshin penalltitë.

Related posts

NATIONS LEAGUE/ Anglia humb qetësinë, nervat tradhtojnë yllin e Manchester City-t (VIDEO)

Delo.autor

EKSKLUZIVE/ Kukësi “prish” kontratën me lojtarin më “jetëgjatë” tek verilindorët

Isa.Autor

“LEGJEONARËT”/ Bajrami dhe Ismajli titullarë, Empoli mposhtet nga Sampdoria

Delo.autor

Leave a Comment