Champions League Futboll Sport

ËSHTË ME NJËRËN KËMBË JASHTË CHAMPIONSIT/ Ja cili është dëmi financiar për Juventusin

Juventusi është me njërën këmbë jashtë kompeticionit më të rëndësishëm futbollistik europian për klube. Humbja 2-0 në Madrid nga Atletiko e ka vështirësuar shumë punën e bardhezinvje për të kaluar në 8-shen më të mirë të Europës.

Humbja morale do të ishte shumë e madhe për kampionët e Italisë, por ajo financiare jo aq e madhe sa pritej. Nga një analizë e stërholluar e gazëtës “Tuttosport”, flitet se klubi i Torinos nëse skualifikohet nga Liga e Kampionëve, do të humbasë vetëm 42 milionë euro.

Deri në këtë pikë të Championsit, Juventusi ka marrë 78 milionë euro. Nëse do të shkojë në finale dhe do të fitojë kupën, shifra që do të fusë në arkat e saj nuk do të ishte më e madhe se 120 milionë euro.

Pra, 42 milionë euro nuk është një shifër që “lëndon” Juventusin, sa e rëndon një moral i vrarë në arenën europiane, që bardhezinjtë kanë vitë që vuajnë.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Kapiteni Henderson ndëshkon Milan me një SUPER GOL nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

LEVANDOVSKI “TREMB” BAYERNIN/ Lë përgjysmë stërvitjen dhe…

Delo.autor

Bayern-Dortmund, klasikja e Gjermanisë, publikohen formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Leave a Comment