Gossip

TRIBUNAT NË “FLAKË”/ Nga “MISSI”-i i Jurgen Goxhës te strugania e Belicës, ju zbulojmë partneret e futbollistëve në derbi (FOTO)

Derbi luhet edhe në tribuna, jo vetëm në fushë. Dhe këtu nuk i referohemi tifozëve dhe dekorin fantastik që dinë të dhurojnë vetëm ata, por… partnereve e futbollistëve. Po të shohësh organikën e Tiranës dhe Partizanin në prag të kësaj ndeshje, vëren se shumica janë tejet të rinj në moshë dhe i kanë dhënë edhe disa kohë më shumë vetes për të zgjedhur një femër në krahë.

Por nuk mungojnë as ata që prej vitesh janë të martuar e fejuar. Jo të gjithë preferojnë që t’i ekspozojnë të dashurat e tyre në rrjetet sociale. Por, kur kjo ndodh, nuk kanë kurrfarë kompleksi që t’i shfaqin hapur ndjenjat. Nëse në kampionatet më të mirënjohura të Europës jemi mësuar që “wags”-at të zaptojnë kopertinat apo mediat rozë, këtu te ne janë shumë herë më të rezervuar.

erando

Megjithatë, jo gjithnjë. Si gjithnjë të kuruara dhe të dhëna pas meshkujve të tyre. Pikërisht nesër në orën 18:00 në “Selman Stërmasi” do të luhet derbi i madh i kryeqytetit dhe në shkallët e tribunave kurrsesi nuk mund të mungojnë edhe ato, që dashur pa dashur mund t’i marrin edhe protagonizmin atyre që ndoshta do u duhet që të derdhin djersë në fushë për të marrë atë trepikësh aq shumë të dëshiruar.

Tribuna do të jetë e gjitha e ndezur dhe ndoshta me takat e tyre të larta dhe ndonjë thashetheme më të tepër, do tërheqin edhe vëmendjen.

alban hoxha 1

Kur ora e derbit të madh të kryeqytetit po afron, gazeta “Panorama Sport” është munduar që të zbulojë anën më të bukur të kësaj sfide…. Bardheblu apo e kuqe? Është e vështirë që të bësh dallime se cila është më e bukur se tjetra, pasi në fund të fundit që të gjitha shkëlqejnë.

“Wags”-at bardheblu

Le ta nisim nga porta. Ilion Lika nuk ka vetëm një karrierë të gjatë dhe të suksesshme pas shpine, por edhe një familje perfekte. Bashkëshortja e tij Irena, është mbështetësja numër një për gardianin 38-vjeçar.

ilion-dhe-irena

Një femër në karrierë dhe mama e përkushtuar e një vajze dhe një djali. Askush nuk mund ta harrojë ceremoninë e celebrimit të Gentjan Muçës në “Selman Stërmasi” afro dy vite më parë para se të luhej Tirana-Skënderbeu. Mbrojtësi i shprehu para qindra tifozëve dashurinë Agit të tij.

Muca

Por tashmë ata nuk janë më vetëm, pasi familja e tyre është shtuar me një djalë të mrekullueshëm. Dhe padyshim forca më e madhe për të luftuar edhe tumorin, ishin padyshim ata të dy.

Erjon Hoxhllari e ka ndarë prej vitesh mendjen dhe përkrahë ka zgjedhur një bionde simpatike, e cila është gjendet gjithnjë pranë tij.

hoxhallari

Nuk mund të harrojmë kurrsesi kapitenin. Erando Karabeci u bë vite që është i dashuruar dhe mund të themi pa frikë që bukuroshja i ka shtuar nurin mesfushorit. Janë gjithnjë bashkë dhe udhëtimet janë pasioni i tyre.

karabeci11

Nga të huajt e Tiranës, i vetmi që na ka prezantuar me bashkëshorten dhe vajzën është Majkëll Ngo. Vështirë që t’i gjesh një foto të tre bashkë, por partneren e tij dhe engjëllin e tij të mbuluar nga kaçurrelat fantastike nuk i mban asesi të fshehtë.

ngo

Merkatoja e janarit ishte e varfër për bardheblutë. I vetmi që u afrua ishte Jurgen Goxha. E megjithatë duhet të themi që ishte një blerje e goditur edhe jashtë fushe, pasi e fejuara e tij Seva është një “yll” i vërtetë.

Jurgen Goxha

Dhe jo më kot e themi, pasi është jo vetëm modele, por edhe “Miss”… Tifozët ndoshta mund të jenë kurioz të dinë diçka më tepër për Abibin, Hasanin, Kërçikun, Turtullin, Dajën, Halilin apo Grecën, por në profilet e tyre ishte e pamundur që t’i gjeje qoftë edhe një foto…

“Wags”-at e kuqe

Në radhët e Partizanit sigurisht që vëmendjen më të madhe e tërheq lidhja e kapitenit Alban Hoxha me këngëtaren Çiljeta Xhilaga. Çifti është rregullisht prezent në kronikat rozë, ndërkohë që së fundmi ka zëra se i kanë dhënë fund bashkjetesës mes tyre.

ciljeta-alban

Megjithatë mbetet për tu parë nëse Çiljeta do të jetë e pranishme si zakonisht në tribunë gjatë derbit, në mbështetje të Albanit.

belica 7

Një prej “wags”-ave që tërheq shumë vëmendje në kampin e kuq, është Rrona, e dashura e mbrojtësit Egzon Belica. Bjondja bukuroshe nga Struga shfaqet në krah të 28-vjeçarit në postime të shumta që çifti bën në rrjetet sociale.

belica1

Një tjetër lojtar i të kuqve që është aktiv në rrjetet sociale së bashku me bashkëshorten e tij është mbrojtësi Labinot Ibrahimi.

ibrahimi1

Ndonëse informacionet rrjeth jetës private të lojtarëve janë të reduktuara pasi shumica preferojnë mos ti bëjnë publike, mbrojtësi kosovar Lum Rexhepi shfaqet në krah të një biondeje simpatike që pritet të jetë një tifoze e re më shumë për skuadrën e drejtuar nga Gega.

telushi1

Një tjetër bukuroshe që shton “kualitetin” në tribunën e Partizanit është e dashura e Bruno Telushit, me të cilën mesfushori shfaqet në shumë postime në rrjetet sociale.

Telushi

Mesfushorin elbasanas Ardit Hila arritëm ta gjejmë në një foto me bashkëshorten e tij, me të cilën 26 vjeçari ka edhe një fëmijë.

hila

Lukas Kardozo në një prej postimeve të rralla, shfaqet së bashku me një bjonde në një peisazh të mbuluar nga dëbora, ndërsa sulmuesin tjetër të të kuqve, Rubin Hebaj e shikojmë në krah të një bruneje misterioze.

kardozo

hebaj

 

Related posts

LAZIO FITOI SUPERKUPËN E ITALISË/ Tifozja “tërbohet” me pozën e postuar në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

Vajza që mahniti Justin Bieber, në krahët e Alesandre Patos (FOTO)

Isa.Autor

Gratë e yjeve të Barcelonës festojnë suksesin e burrave (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment