Futboll Sport

Sulmuesi i Valencias: Nuk jemi të frikësuar nga Barça, Messi…

Sulmuesi i Valencias, Rodrigo, shënoi golin e vetëm për të vulosur kualifikimin e Valencias në finalen e Kupës së Mbretit.

Spanjolli nuk pati shumë kohë t’i gëzohet kualifikimit në finale, pasi u kujtua se skuadra e tij do të ketë përballë Barcelonën e Lionel Messit.

Një nga më të mirët e Valencias ka nënvizuar se ekipi i tij nuk e ka frikë Barcelonën, pavarësisht se katalanasit kanë në organikë Messin.

“Ne nuk jemi të frikësuar nga Bareclona, edhe pse ata kanë një lojtar që gjithmonë bën diferencën” ka thënë Rodrigo.

“Këtë vit kemi bërë mirë kundër tyre dhe ata nuk na kanë mposhtur” ka thënë ndër të tjerash lojtari.

Barcelona dhe Valencia do të përballen më 25 maj, në “Benito Villamarin” në finalen e madhe të Kupës së Mbrtetit.

Related posts

MILANI MBETET “THATË”/ Rinovimi me Chelsean, Fabregas i hapur për…

Isa.Autor

Morën një tjetër fitore/ Flet “heroi” i Manchester Cityt: Kundërshtari luajti shumë mirë

Isa.Autor

VIDEOLAJM/ Shpërthen festa e ‘çmendur’ në dhomat e zhveshjeve për kualifikimin

F.autor

Leave a Comment