Futboll Seria A Sport

KATËR EKIPE TË SERIE A PËR DY BILETA/ Ja kush shkon në Champions

Rregullorja e Serisë A është e qartë të paktën për sa u përket vendeve për në Europë. Katër të parat kualifikohen në Ligën e Kampioneve. Me ende dy javë kampionat për t’u konsumuar, 69 pikë duken si kuota e duhur për të siguruar një biletë Champions-i për sezonin 2019-’20, por edhe me 68 pikë ndonjë ekip mund t’ia dalë mbanë.

seria a

Atalanta dhe Interi duken më të avantazhuarat, pasi secilës i mjaftojnë 4 pikë për të qenë matematikisht mes katër të parave në fund të kampionatit. Me 69 pikë, të dyja këto skuadra nuk do të ishin të kapshme nga Milani dhe Roma dhe mund të mbyllej çdo diskutim. Torino (60 pikë) dhe Lacio (58) janë ende artimetikisht në garë për një vend mes të parave, por për t’ia dalë mbanë, duhet të presin një fundkampionati katastrofik nga rivalet, diçka e mundur, por me mundësi krejt minimale.

bARAZIMI

Milanezet – Kuota 68, siç thamë mund, të kualifikojë ende ndonjë ekip, por në rast se Atalanta, Interi, Milani dhe Roma do të ishin me pikë të barabarta pas ditës së fundit të Serisë A, diskutimi në vend që të mbyllej, do të zgjerohej. Me pikë të barabarta, Interi është i favorizuar ndaj Milanit sepse e ka mundur në dy ndeshje direkte, por krejt e kundërta i ndodh me Atalantën sepse ka marrë vetëm një pikë në dy ndeshje. Skuadra e Spaletit ndaj Romës ka barazi përballjesh, por i qëndron përpara në aspektin e golavarazhit.

Milan-Inter foto

Problemi i Milanit quhet Inter, edhe pas derbit. Kuqezinjtë mund të preferojnë një renditje përfundimtare me pikë të barabarta sepse janë të avantazhuar ndaj Romës dhe Atalantës, teksa kundër Interit janë krejt pa armë, sepse si përballjet direkte dhe golavarazhi janë në anën e zikaltërve.

Roma e Atalanta – Atalanta ndaj Romës ka barazi rezultatesh, por avantazh golavarazhi. Skuadra e Gasperinit, disavantazhin e ka ndaj Milanit, me kuqezinjtë që i kanë marrë 4 pikë në dy duele. Roma është ekipi që do të paguajë më shumë pasoja në rast se kampionati përfundon me pikë të barabarta me të tjerat.

2406434-50027450-2560-1440

Nuk është në avantazh në asnjë aspekt kundrejt tri rivaleve, ndaj për Champions duhet të shpresojë vetëm te renditja. Atalanta mund të shkojë në Champions nëse përfundon sezonin me pikë të barabarta me Interin dhe Milanin, pasi në këtë rast është golavarazhi që bën diferencën, ndaj të kualifikuara do të ishin dy ekipet zikaltër.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Ylli i Manchester Unitedit jep lamtumirën: Largohem në fund të… (FOTO)

Delo.autor

Mourinho ka mbetur i mahnitur, kërkon me ngulm shqiptarin e Zvicrës

Isa.Autor

Trukonte ndeshjet, skualifikohet për 6 vjet mbrojtësi në Angli

Sadik.Autor

Leave a Comment