Futboll Ligue 1

Dëmtimi i Mbappe, PSG vjen me një njoftim të ri zyrtar

Skuadra franceze, PSG, njofton se Kylian Mbappe edhe pas 48 orëve ka mavijosje, por insiston se lojtari nuk ka pësuar traumë.

Mbappe u dëmtua në humbjen 2-1 nga Lyon në Ligue 1, ku u detyrua të largohej nga ndeshja me barelë.

Fillimisht ishte menduar se ka pësuar traumë në kokë dhe do të mungonte për dy muaj, por kjo nuk do të ndodhë, pasi ai ka vetëm mavijosje, ndrydhje.

“Pas 48 orëve Mbappe ende vuan nga mavijosja, ndrydhja. Megjithatë, testet shtesë nuk kanë gjetur dëshmi të lëndimeve traumatike”, thuhet në njoftimin zyrtar të PSG-së.

Mbappe kështu do të jetë gati për dy ndeshjet ndaj Real Madridit në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Related posts

Skedina e mbrëmjes/ Ja ndeshjet që mund t’ju bëjnë me para

Q.Autor

Lojtarët europianë kundër pjesës tjetër të botës, ja si do të dukeshin formacionet…

Isa.Autor

“MË RIFITOI ME NJË ÇANTË 300 MIJË EURO”/ Uanda Nara habit me deklaratën: Mauro Ikardi u dashurua teksa po bëja…

F.autor

Leave a Comment