Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Lojtari i Everton kërkon një ekip të ri, Inter dhe Fiorentina vihen në lëvizje

Yerry Mina në shënjestrën e Serisë A.

Sipas The Sun, mbrojtësi kolumbian (i transferuar tek Everton nga Barcelona në 2018-ën për 28.5 milionë sterlina) është në kërkim të një skuadre të re.

Inter dhe Fiorentina, gjithmonë sipas së përditshmes angleze, duket se janë vënë në lëvizje për futbollistin, i cili nuk ka gjetur vazhdimësinë e duhur për të bindur Carlo Ancelotti-n që të besojë akoma tek ai.

Ndërkohë,duket se Everton e ka gjetur te Kalidou Koulibaly zëvendësuesin e kolumbianit.

Verën e kaluar, Napoli ka refuzuar oferta prej 95 milionë sterlinash për mbrojtësin, por për shkak problemeve ekonomike të krijuara nga Covid, The Sun beson se 39 milionë sterlina mund të mjaftojnë për ta transferuar Koulibaly në Goodison Park.

Related posts

Tirana-Teuta nisin betejën për titull, nesër finalja e parë

Sadik.Autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Inter në kërkim të pasuesit të Handanovic, zikaltërit “piketojnë” portierin…

Delo.autor

Ergys Kaçe bëhet baba për herë të dytë, vjen në jetë një vajzë (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment