Futboll Seria A Sport

“KUQEZINJTË” ZBULOJNË OBJEKTIVAT E SË ARDHMES/ Ja 4 talentet që Leonardo do tek Milani

Leonardo kërkon të ndërtojë një Milan me lojtarë të rinj dhe të së ardhmes. Për këtë arsye, drejtori sportiv i ekipit kuqezi ka piketuar 4 mesfushorë që aktualisht po shkëlqejnë me skuadrat e tyre.

Pas Piatek dhe Paqueta, 4 futbollistët e rinj që pritet të vijnë në Milanello sezonin e ardhshëm luajnë në 4 skuadra të ndryshme. Të katër janë mesfushorë, nga 18 deri në 23 vjeç dhe me perspektivë për  të ardhmen.

Sipas “Tuttosport”, të 4 këta emra janë në listë dhe do të kontaktohen nga Leonardo, por do të jetë e vështirë që të gjithë të veshin fanellën kuqezi. Gjithsesi, projekti i rinovimit të Milanit është në rrugën e duhur.

Ja 4 futbollistët e kërkuar nga Milani

1-Stefano Sensi, 23 vjeç dhe që luan në Serinë A me skuadrën e Sassuolo;

2-Julian Weigl, 23 vjeç që luan në Bundesliga me ekipin e Borussia Dortmund;

3-Sandro Tonali, 18 vjeç që luan në Serinë B me skuadrën e Brescia;

4-Aurelien Tchouameni, 19 vjeç që luan në League 1 me ekipin e Bordo.

Related posts

KËRCËNIMI NDAJ JUXHIN XHAJËS/ Kreu i Shoqatës së Arbitrave: Situata e rëndë, mund të mos i arbitrojmë më krutanët

F.autor

“JANË TË PARAKOHËSHME”/ Bomberi Lukaku ngulmon se nuk i meriton krahasimet me CR7

Delo.autor

DEL KUNDËR KRIJIMIT TË “EUROPEAN SUPER LEAGUE”/ Trajneri Klopp: Unë dhe lojtarët nuk jemi pyetur…

Delo.autor

Leave a Comment