Futboll Seria A Sport

Legjenda e futbollit sulmon Allegrin dhe ngel në klasë Gattuson

Dje bëri tifo për Milanin, por “ish”-i i dyfishtë Altafini fillon të sulmojë Juventus-in në suksesin e 13 në Kupën e Italisë. “Edhe pse dje diferencën e kanë bërë gabimet e Donnarumma-s dhe Kaliniç, deri në momentin e 1-0 për Juventusin ndeshja ishte e ekuilibruar. Pas atyre gabimeve kuqezinjtë u demoralizuan dhe kështu ndeshja përfundoi”, shpjegon braziliani.

Golashënuesi që ka edhe sfond trajneri, Altafini, ka shënuar emrin e tij me shkronja të arta në Kupën e Kampionëve, sepse ka qenë e para për Milanin, ndërsa te Juventus-i ka bërë rolin e numrit 13, duke regjistruar gola edhe kur ishte 38 vjeç. “Dje kanë bërë diferencën edhe sulmuesit bardhezinj, por unë nuk kuptoj ndërkohë se pse Gattuso vijon që të mbajë në pankinë Andre Silva-n, portugezi që në Spanjë realizonte në mënyrë të pabesueshme. Është paguar shumë sepse besohej në të, ndërsa tani nuk luan më, më duket një çmenduri”.

Mbrojtja- “Zonja e Vjetër” e ka fituar përballjen edhe në mesfushë: “Sepse te Milani vijon që të mungojë njeriu që të bëjë diferencën”, nënvizoi Jose. Kështu Pjaniç ka bërë të mirin dhe të keqin në të njëjtën kohë, i lehtësuar nga i kudondodhuri Matuidi. Megjithatë, kuqezinjtë kanë pasur shanset e tyre për të shënuar, por Buffon nuk i lejoi: “Edhe ai në të shkuarën ka bërë gafa. Të gjithë portierët janë objekt i shifrave të këqija, mendoj se është e padrejtë që Donnarumma sulmohet tani. Nuk e meriton sepse është e ardhmja e Italisë, i ekipit kombëtar dhe duhet të mbështetet”.

Hegjemonia – Gattuso nuk e ka qortuar, edhe pse daljet e tij të pakontrolluara i kushtuan shumë Milanit. “Ringho nuk është ende gati për të trajnuar një klub të madh”, vijoi Altafini. Ndërsa foli edhe për dopietën e katërt të Allegri-t, hegjemonia e bardhezinjve në Itali. “Absolutisht po, por jashtë vendit nuk është për fat të keq dhe kjo është parë. Për këtë një trajner fitues si ai duhet që të mbajë dhe të provojë të kapërcejë në hapin tjetër”.

Ndërkohë që të dielën do të festojë në Romë edhe titullin e shtatë këtë herë kundër Sarri-t, i cili duket se ka prishur marrëdhëniet me De Laurentiis sepse ka humbur garën në fund. “Të gjithë kanë faj, edhe trajneri i Napolit. Por edhe Allegri ka gabuar shumë herë, diferenca është se ka në dorë një skuadër më të fortë”.

Related posts

Vinicius: E dua Neymarin, por unë e mbështes Realin

Q.Autor

ZYRTARE/ PSG i habit të gjithë, merr një mister “X” nga liga e dytë

Delo.autor

JUVENTUS-GENOA/ Nuk ndodh nga viti 1939, në Kupën e Italisë reziston një tabu 82-vjeçare

Delo.autor

Leave a Comment