Futboll La Liga Sport

ZBULON PRAPASKENAT / Bartomeu tregon shkakun unik të refuzimit të Barcelonës nga disa lojtarë

Presidenti i klubit kampion në fuqi të La Liga-s, Josep Bartomeu, foli për “The Financial Times” mbi mënyrën se si lojtarët kanë refuzuar Barcelonën në të kaluarën, për shkak të konkurencës së pabesueshme brenda skuadrës katalanase. Me lojtarë si Lionel Messi, Xavi dhe Andres Iniesta në radhët e gjigantëve të La Liga-s në vitet e kaluara, ka qenë e vështirë për të luajtur në formacionin e tyre titullar:

Jo të gjithë lojtarët, që dëshironin të nënshkruanin me ne, kanë ardhur në Barcelonë. Kam shembuj, që nuk mund t’i them, por bëhet fjalë për lojtarë shumë të rëndësishëm, që tani luajnë në klube të tjera. Kur iu kërkuam të vinin në “Camp Nou”, ata ishin të ngazëllyer, por në çastin e fundit thanë: Nuk mund të nënshkruajmë, sepse do të mbetemi në stol. Ku do të luaj unë, kur aty është Xavi? Pse më kërkon mua, kur nuk mund të luaj në pozicionin e Lionel Messit?

Related posts

JUVENTUS-BOLOGNA/ Pjanic shënon pas aksionit qesharak, protagonist CR7 (VIDEO)

Delo.autor

MEMA ULTIMIATUM EKIPIT/ Klubi i Tiranës pezullon Hasanin, ja dënimi që merr

Delo.autor

REALI NGEC SËRISH/ Bale shpëton Zidane dhe Realin nga turpi, por e mbyll me të kuq (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment