Futboll Ligue 1 Sport

TRIUMFOJNË ME PËRMBYSJE/ Mbappe shpëton PSG-në me dopietë

Paris Saint-Germain, edhe pse nuk ka patur në dispozicion Neymar dhe Cavani, ka vuajtur më shumë nga sa pritej për të siguruar tri pikët në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në fushën e Caen, skuadër që mban vendin e tretë nga fundi në renditje.

Kanë qenë vendasit, në fakt, ata që kanë shënuar të parët, me Ninga që ka kapur në befasi mbrojtjen e kampionëve në fuqi të Francës në minutën e 51-të.

Gjithsesi, reagimi i miqve ka qenë pothuajse i menjëhershëm, me Mbappe që ka barazuar ndeshjen nga pika e bardhë në minutën e 59-të para se të realizonte golin e fitores në të 87-ën.

Falë këtyre tri pikëve, PSG kryeson kampionatin me 71 pikë, 20 më shumë se Lille e vendit të dytë kur kanë mbetur edhe 12 javë nga fundi i Ligue 1.

Related posts

ZYRTARE/ UEFA prezonton formatin e ri të Champions-it. Ja detajet…

Delo.autor

HUMBJA NË DERBI/ Alarm tek Tirana, Halili: Do ketë ndryshime në…

Isa.Autor

SUPER UZUNI MAHNIT HUNGARINË/ Ylli shqiptar barazoi pas 60 vitesh “Perandorin” që fitoi “Topin e Artë”

Delo.autor

Leave a Comment