Futboll Sport

Federata maqedonase nuk e ‘kapërdin’ triumfin e Shkëndijës, ofendon shqiptarët

Fenomeni i racizmit ndaj shqiptarëve ka dalë sërish në pah në Maqedoni, por këtë herë ka prekur futbollin. Vetëm pak orë pasi Shkëndija siguroi matematikisht titullin kampion në vend, 7 javë larg fundit të kampionatit, duke dominuar dhe nxjerrë jashtë çdo objektivi Vardarin, maqedonasit nuk e kanë kapërdirë aspak këtë fakt.

Ka qenë vetë zëvendës presidenti i Federatës maqedonase të Futbollit, Zllatko Andonovski, që në një emision sportiv, ka ngacmuar në mënyrë tendencioze dy futbollistë të Shkëndijës, madje në një moment ka përdorur edhe fjalën “Indianci”, duke iu referuar shqiptarëve në këtë vend si indianë, ashtu si një ish ministre e qeverisë së Gruevskit, para pak vitesh.

Vetë klubi i Shkëndijës ka mbajtur një qëndrim të ashpër në një reagim zyrtar dhe ka kërkuar që vetë institucioni të marrë masa për t’i kërkuar falje Shkëndijës dhe shqiptarëve, për atë fjalor dhe sjellje të papërshtatshme, për më tepër nga një zyrtar që ka për detyrë organizimin e mbarëvajtjes së sportit në këtë shtet.

Klubi nga Tetova ka kërcënuar se kapiteni dhe trajneri i Shkëndijës nuk do të pranojnë të ulen në një tavolinë me Andonovskin, në konferencën e përbashkët për shtyp, para finales së Kupës, nëse zyrtari i Federatës Maqedonase nuk kërkon më parë falje. Kujtojmë që finalja e Kupës do të luhet më 23 Maj, në qytetin e Strumicës, një tjetër zgjidhje e diskutueshme e Federatës Maqedonase të Futbollit, që organizon eventin në qytetin më të largët me shqiptarët, për të ndikuar në prezencën e tyre në stadium.

Related posts

MOTO GP/ Lorenzo konfirmon dyshimet e Rossi: Në vitin 2015, Marquez vendosi se kush do të shpallej kampion

Delo.autor

MOTO GP/ Marquez një rrufe edhe në Amerikë, siguron “pole position”, Rossi i pesti

Sadik.Autor

PREMIER LEAGUE/ Zgjat 4 minuta euforia e Leeds, Liverpool i zbret me këmbë në tokë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment