Futboll Premier League

E BUJSHME/ Shqiptari përgatit videon e prezantimit të Alexis Sanchezit te Man United

Gjiganti botëror i futbollit, Manchester United, ia ka besuar një shqiptari nga Kosova editimin final të videos së prezantimit në klub të Alexis Sanchez.

Detajet e kësaj videoje të jashtëzakonshme janë finalizuar nga regjisori dhe montazheri kosovar, Bledar Bujupi. Bujupi, që jeton dhe punon në Manchester, është thirrur të dielën pasdite nga gjiganti botëror i futbollit, Manchester United, për një punë sekrete.

Në hapësirat e Old Trafford ndodhej ylli kilian i futbollit, Alexis Sanchez, me të cilin do të xhirohej dhe më pas montohej videoja e prezantimit. Bujupi ka punuar me regjisorin Ben Thornleyn, të kompanisë Mob, për të përfunduar videon në të cilën Sanchez e luan në piano himinin ‘Glory Glory Man United’.

Për 24 orë videoja e prezantimit të Sanchezit është parë më shumë se 20 milionë herë në të gjitha rrjetet sociale.

“Isha shumë krenar dhe i privilegjuar kur më kërkuan ta bëj këtë punë. Që videoja e prezantimit të një prej lojtarëve kryesorë në Premier League t’i besohet një montazheri kosovar, është një privilegj i madh. Ka pasur shumë presion për këtë punë, por videoja finale është pritur shumë mirë nga tifozët e Manchester United në mbarë botën”, ka thënë Bujupi për KTV-në.

Ai ka shtuar se në secilën punë që e bën provon të jetë ambasador i Kosovës dhe të dëshmojë para botës për talentin e madh që njerëzit nga këtu kanë.

Bujupi gjithashtu e ka punuar edhe videon e prezantimit të Paul Pogbas në Manchester United. Ai bashkë me familjen e tij kanë shkuar si refugjatë nga Kosova në Angli, në vitin 1999.

https://www.youtube.com/watch?v=2DrEcpiIJJI

Related posts

ATA DUHET TAKISHIN MBËSHTETUR SESA…”/ Trajneri Gerrard shfryn ndaj Abramovich pas shkarkimit të mikut të tij Lampard

Delo.autor

ZBULOHET AXHENDA/ Takimi Messi-Laporta, peng i krizës ekonomike të skuadrës

Delo.autor

“Tërmet” në Vlorë, Sinan Idrizi shkarkon gjithë stafin

Sadik.Autor

Leave a Comment