Kategoria Superiore Shqipëri

“Bashkë më të fortë”, Skënderbeu ka një thirrje për tifozët

Skënderbeu, kryesues i Superiores, i vijon përgatitjet për ndeshjen e javës së 17-të të kampionatit kombëtar në “Tropikal Resort”, në Durrës. Gjendje në kampin bardhekuq, para transfertës së të premtes me Luftëtarin, është optimale. Ilir Daja ka diskutuar përditë me të tijtë, duke ua bërë të qartë se sfida e parë zyrtare e vitit 2018 është me shumë rëndësi, sepse nevojitet një “restart” pozitiv, që të konfimojë vijueshmërinë e deritanishme. Klubi korçar kërkon edhe mbështetjen e tifozëve, për ta kaluar me sukses këtë duel udhëtues, ndaj bluzinjve ambiciozë, të përforcuar ndjeshëm në merkaton dimërore.

Për këtë, është vendosur transport falas për të gjithë tifozët e Skënderbeut, që dëshirojnë ta ndjekin ndeshjen në shkallët e stadiumit gjirokastrit. Tifogrupi “Ujqërit e Dëborës” pritet të mbidhet në orën 07:30 të mëngjesit të së premtes, para stadiumit “Skënderbeu”, për t’u nisur drejt Gjitokastrës. Klubi juglindor fton të gjithë tifozët të bashkohen me “Ujqërit” në këtë transfertë, me moton: Bashkë më të fortë, bashkë ia dalim!

Related posts

“Nga kali i ke hipur drerit”, trajneri i Shpresave ngacmon Takaj

Delo.autor

“NUK KISHIM ENERGJINË DHE FRESKINË E DUHUR”/ Sadiku: Duhet harruar sa më shpejt si ndeshje dhe…

Delo.autor

LIVE/ Teuta-Partizani, Kallaku dyfishon për “durrsakët” me 11-metërsh

Delo.autor

Leave a Comment