Futboll Ndeshjet Live Seria A

LIVE/ Mbyllet pjesa e parë, “Zonjën e Vjetër” e nderon mesfusha (VIDEO)

Ka startuar supersfida e javës së 26-të në Seria A, mes Napolit dhe Juventusit. Kjo ndeshje ka vetëm një rrugë për Napolin, që është fitorja ndërsa për Juventusin falet edhe barazimi.

Juventusi është 13 pikë përpara skuadrës së Ançelotit dhe një fitore në transfertë do të vriste kampionatin. Ndërkohë Napoli me një trepikësh sot do të ngjallte disi shpresat për “Scudetton”.

Vihet re që titullar nga minuta e parë është Hysaj, i cili është zgjedhur që të mbrojë krahun e majtë.

LIVE/ Napoli- Juventus 0-2
(Pjaniç 27′, Emre Can 39′)

39′ Bernadeski kroson Emre Can me kokë brenda zonës dyfishon shifrat. Në “San Paolo” mbizotëron qetësia

27′ Pjaniç shënon një supergol nga goditja e dënimit që Ronaldo ka fituar. Boshnjaku shtang “San Paolon”.

25′ Meret i shkakton faull Ronaldos, pasi ai ka rrëmbyer topin, nga një gabim i Malkuit. Arbitri nuk e ka falur dhe ka nxjerrë direkt kartonin e kuq. Napoli tashmë luan me 10 lojtarë. Juventusi qartë më i avantazhuar.

Related posts

“HERA E PARË QË E SHIKOJ KËSHTU RONALDON PAS ZËVENDËSIMIT”/ Pirlo: Nuk do flisnim për vendin e katërt nëse…

Delo.autor

E BUJSHME/ Figo: Reali i Madridit ka nevojë për një futbollist si…

Isa.Autor

REVOLTA E TIFOZËVE/ Reagon “Bomberi” Muriqi: Do e dëmtoja Kosovën nëse do isha në fushë

Delo.autor

Leave a Comment