Futboll Seria A Sport

LUIS SUAREZ MASHTROI PËR PROVIMIN E GJUHËS ITALIANE/ Sarri: Provimin e kërkoi Juvja

Si një rrufe në qiell të hapur! Një hetim i “Guardia di Finanza”-s me urdhër të Prokurorisë së Peruxhas, ndoshta pa dashur ka zbuluar se provimi i Luis Suarez, për të marrë nënshtetësinë italiane (ende të paaprovuar), është kaluar falë një mashtrimi. Oficerët, të cilët dje kanë nisur sekuestrimin e dokumentacioneve në universitet, kanë zbuluar një seri falsifikimesh. Madje, pas hetimit të plotë për Luis Suarezin kanë zbuluar se argumentet e provës së italishtes së sulmuesit të Barcelonës ishin kryer paraprakisht, madje edhe vlerësimi që uruguaiani do të merrte.

Mes të hetuarve janë rektorja e Universitetit për Gjuhët e Huaja të Peruxhas, Xhuliana Grego Boli dhe drejtori i përgjithshëm, Simone Olivieri. Së bashku me ta, edhe drejtorja e Qendrës për Vlerësimin dhe Certifikimin Gjuhësor, Stefania Spina. Edhe pse Suarez nuk është nën hetim për momentin, nuk përjashtohet se futbollisti mund të merret në pyetje në ditët në vazhdim nga prokuroria, si person i informuar mbi faktet. Nuk janë të përfshirë gjithashtu as klubi i Juventusit dhe as menaxherët apo avokatët e lojtarit.

HETIMI QË NË SHKURT

Hetimet ndaj universitetit në fjalë kishin nisur që në muajin shkurt të vitit 2020, duke qenë se Prokuroria e Peruxhas kishte indicie se në këtë fakultet, shumë prej drejtuesve të lartë kishin lëshuar shumë urdhra garancie për marrjen e nënshtetësisë dhe kishin falsifikuar dokumente, sigurisht për të lehtësuar ndoshta për pagesa të caktuara marrjen e provimeve të gjuhës dhe njëkohësisht futjen në procedura për marrjen e pasaportës italiane.

Stefania-Spina-Luis-Suarez

Nga ana e tij, Universiteti i Peruxhas, me anë të një letre, ka dashur të saktësojë se “provimi i bërë të paktën nga futbollisti Luis Suarez ka qenë më shumë se korrekt dhe kjo do të verifikohet, pas fundit të hetimeve”.

Gjithsesi, “Guardia di Finanza” ndërkohë vazhdon sekuestrimin e dokumenteve dhe do të kërkojë plotësimin e zinxhirit, duke qenë se shumë prej drejtuesve të institucionit janë përgjuar prej kohësh dhe në bazë të këtyre fakteve pritet të dalë edhe e vërteta.

KOLONELI SARRI SQARON

Si për ironi të fatit, hetimi në fjalë është kryesuar nga kolonel Sarri, i “Guardia di Finanza”-s. Gjithsesi, nuk bëhet fjalë për një të afërm të ish-trajnerit të Juventusit, të cilin vetë personi në fjalë ka dashur që ta konfirmojë, i pyetur nga media, duke qenë se Selvaxho Sarri, teksa sqaronte hetimin futi në valle edhe emrin e klubit bardhezi: “Unë lidhje me Mauricio Sarrin? Nëse do të kisha pasur, do të më shihnit në ndonjë stol apo impiant sportiv, jo pas një skrivanie ku po hetoj krime të ndryshme, – nënvizon koloneli përballë medias, duke vazhduar.

a9524914ce0886058e96c753348f950f-kXh--712x402@Gazzetta-Web_712x402

– Sipas letrave që kemi në dorë, fakt është se ka qenë Juventusi, i cili ka lënë takimin për provimin e Luis Suarezit, ndaj provimi është organizuar nga ky klub, që për momentin nuk është palë nën hetim. Fakt është se gjithashtu ky hetim ka qenë rastësor, si pjesa më e madhe. Gjithçka nisi në shkurt të vitit 2020, për të pasur disa qartësi mbi Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Peruxhas, pas disa indicieve që kishim për aktivitete jotransparente. U gjendëm në këtë situatë, si rrjedhojë e një skuadre të Serisë A, e cila kishte lënë takim për kryerjen e provimit për Suarezin. Juventusi kërkonte të federonte lojtarin, nëse merrte nënshtetësinë dhe universiteti ishte i gatshëm për kryerjen e provimit.

Problemet lindën pas fakteve se personi në fjalë kishte zero njohuri për gjuhën italiane. Formalisht u mendua për kryerjen e një provimi të nivelit mesatar, por nga përgjimet rezultoi se gjithçka ishte e paracaktuar që në fillim; nga pyetësori, te vlerësimi. E vërteta është se nuk patëm asnjë presion të jashtëm, por hetimi lindi nga fakti se disa drejtues të Universitetit të Peruxhas u mahnitën nga personazhi në fjalë (Luis Suarezi), aq sa për t’i dhënë nënshtetësinë ishin gati që të falsifikonin edhe dokumentacionin”, – vazhdon shefi i “Guardia di Finanza”-s, që më pas saktëson: “Juventusi nuk është nën hetim për momentin, por të presim se çfarë mund të zbulohet më tej.

Çfarë rrezikojnë ekzaminuesit e Suarezit? Futbollisti nuk rrezikon asgjë, ndërsa drejtuesit e institucionit duhet të përballen me akuzën e ‘Nxjerrjes së sekretit institucional’ dhe ‘Falsifikim’. Fatkeqësisht ekzistojnë disa rregulla që duhen respektuar, por në të njëjtën kohë duhet të garantojnë barazinë e të gjithëve. Drejtuesit e këtij fakulteti ishin thjesht të pafat në kryerjen e këtij krimi, ndërsa ne po bënim hetimin tonë ndaj tyre”, përfundoi Selvaxho Sarri.

Related posts

KËSHILLON REAL MADRID/ McManaman: Ja pse duhet ta marrë Pogba në “Bernabeu”

Delo.autor

ZYRTARE/ Lopetegui rinovon kontratën me Federatën Spanjolle të Futbollit, deri në vitin 2020

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Real Madrid përgatit dy goditjet e shekullit. Ja dy objektivat e Perez …

Delo.autor

Leave a Comment