Futboll La Liga

Zyrtare: Mascherano te Hebei China Fortune

Barcelona e ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Hebei China Fortune për Javier Mascheranon.

Argjentinasi largohet nga klubit pas tetë vitesh qëndrim kur kishte ardhur nga Liverpool.

Mascherano do të bashkohet me klubin kinez me 26 janar.

Futbollisti që ka luajtur në mbrojtje dhe në mesfushë të Barcelona sot do të përshëndetet me klubin dhe fansat në një konferencë të organizuar enkas për të.

Mascherano ka zhvilluar me klubin 334 ndeshej zyrtare, ndërsa ka qenë pjesë e klubit me trajner si Pep Guardiola, Tito Vilanova, Tata Martino, Luis Enrique dhe Ernesto Valverde.

Ndeshja e tij e parë me 11 shtator të vitit 2010 kundër Hercules në Camp Nou.

Mascherano do t’i shtohet armatës së lojtarëve të njohur që do të luajnë në kampionatin kinez.

Related posts

E BUJSHME/ Interi gjen zgjidhjen ideale për të firmosur me Marash Kumbullën

Delo.autor

“S’KA MË BURRË PRANË MEJE”/ Blasi ironizon Tottin: Një shkon, tjetër vjen

F.autor

NDRYSHIME NË KOMBËTARE PËR DY SFIDAT E QERSHORIT/ Trajneri Reja humbet 3 lojtarë, ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment