Futboll La Liga

Messi bën rolin e drejtuesit, i kërkon Barcelonës të monitorojë këta mbrojtës

David Alaba është përfolur shumë për një largim të mundshëm te Bayern Munichu.

Sipas Don Balon, mbrojtësi i klubit gjerman është në listën e top transferimeve që Barça e ka ndërmend t’i blejë gjatë verës.

Duke iu referuar burimit të lartpërmendur, ai është kërkuar nga vet Lionel Messi.

Por, në rast të kalimit të Alabas në Camp Nou atëherë Jordi Albas do t’i rrezikohej paraqitja prej titullarit.

Dy emrat e tjerë në listën e Messit që i ka karkuar për afatin kalimtar të verës janë edhe Marcos Alonso i Chelseat dhe Jose Gaya i Valencia.

Alaba këtë sezon me klubin bavarez ka luajtur si titullar në 10 ndeshje, ndërsa në pesë tjera si zëvendësues. Austriaku ka vetëm një gol të shënuar dhe asnjë asistim.

Çmimi i kartonit të lojtarit është rreth 40 milionë euro.

Related posts

MERKATO E “ÇMENDUR”/ Presidenti i Chelsea-t “thyen bankën” për bomberin Lukaku, gati oferta stratosferike

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME E JANARIT/ Conte gjen sulmuesin e ri për zero para, gati marrëveshja e madhe

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Humbja 3-0 me Molden, Laçi nuk ka më çfarë të humbasë

Isa.Autor

Leave a Comment