Futboll Ligue 1 Sport

“I KA IMPRESIONUAR TË GJITHË”/ Ish-ylli i PSG: Ky sulmues mund të arrijë nivelin e…

Kylian Mbappe konsiderohet të jetë një futbollist me shumë potencial. Vetëm në moshën 20-vjeçare, francezi që fitoi Kupën e Botës verën e vitit të kaluar, shihet tashmë pranë elitës globale në futboll.

Performancat me klubin dhe kombëtaren e kanë bërë atë kandidat për “Topin e Artë”. Ish-sulmuesi i PSG-së, Pauleta, nuk ka dyshime se Mbappe një ditë do ta fitojë çmimin prestigjioz, ndoshta në disa raste, sepse ka shumë potencial në një moshë kaq të re.

Ai i tha “L’Equipe” se Mbappe është një nga talentet më emocionues, që ka dalë në skenë prej disa kohësh: Ka dy, ose tri vite, që Kylian i ka impresionuar të gjithë. Ai është një lojtar, që mund të bëjë ndryshimin në çdo kohë; ka arritur një nivel mjaft të lartë dhe ka fituar shumë, kur ende është në fillim të karrierës. Mbappe është një lojtar, që mund t’i bëjë tifozët ta duan PSG.

Ai mund të arrijë nivelin e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, të fitojë disa “Topa të Artë”. Po ashtu, mund të fitojë gjithçka me PSG. Klubi ka bërë shumë për të, shpresoj se do të qëndrojë gjatë atje. Kur je i ri, gjithmonë mund të mësosh dhe të ngjitesh më lart”.

Pyetjes nëse Mbappe do të bëhet më i madh se Messi, ose Cristiano Ronaldo, ish-sulmuesi portugez iu përgjigj: “Ai më kujton më shumë Cristiano Ronaldo, i cili e filloi thuajse nga hiçi dhe u zhvillua gjithnjë e më shumë si futbollist. Kylian e shoh duke përfunduar si një “numër 9”, por sot nuk është ende i tillë.

Personalisht e preferoj atë në anën e majtë, pasi i pëlqen të hyjë brenda me këmbën e djathtë. Ka më shumë hapësirë në njërën anë për të treguar fuqinë e tij. Mbappe mund të evoluojë edhe si një “numër 10”, ndonëse pas një, ose dy sulmuesve“.

Related posts

Tre dëshira për qendrën e mbrojtjes, njihuni me talentet që do Barcelona

Sadik.Autor

ABSURDE/ Son Heung-Min, një ndeshje larg shpëtimit të karrierës, e pret USHTRIA

Isa.Autor

VLLAZNIA-PARTIZANI/ Të dy ekipet pritet të dhurojnë spektakël në “Loro Boriçi” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment