Futboll Seria A Sport

RRUGËT MES ICARDIT DHE INTERIT NDAHEN/ Mediat italiane zbulojnë skenarin e çmendur të verës, ja e ardhmja e yllit

Në qershor, rrugët e klubit zikaltër dhe Icardit do të ndahen, – njofton sot “Corriere dello Sport”, e cila zbulon edhe skenarin e çmendur të merkatos së verës, që ngërthen aksin Inter-Juventus, por jo vetëm: “Përtej asaj që do të ndodhë në pjesën e fundit të sezonit, e ardhmja e argjentinasit duket të jetë vendosur. Marrëdhëniet janë përkeqësuar shumë, kështu që mund të shohim përtej një pakti të papritur. Pyetja që ngrihet tani është e tillë: cili do ta zëvendësojë ish-kapitenin zikaltër në “San Siro”?

Prioritet, natyrisht, është identifikimi i një sulmuesi të ri. Ai duhet të jetë i strukturuar fizikisht dhe më i gatshëm për të luajtur për ekipin sesa “Maurito”. Disa profile lojtarësh qarkullojnë tashmë në “Corso Vittorio Emanuele” , siç është përfolur këto ditë, si Lukaku, Dzeko dhe Zapata. Midis moshës dhe “valencave” ndërkombëtare, investimi i nevojshëm do të ishte i ndryshëm. Dhe, në këtë kuptim, shumë do të varet nga fati i Icardit.

Ekziston edhe mundësia e një shkëmbimi në aksin Inter-Juventus. “Maurito”, në fakt, tashmë e ka bërë të ditur se do të konsiderojë vetëm destinacionet italiane, nëse largohet nga zikaltrit. Pra, në fakt, vetëm Juventusi dhe Napoli duket në sfond. Natyrisht, klubi zikaltër do të preferonte ta shiste atë jashtë vendit, por familja e argjentinasit është e vendosur të mos largohet nga Italia.

Për pasojë, Interi nuk do ta mbyllte derën për një zgjidhje të brendshme. Me kushtin që bomberi argjentinas të sjellë një ofertë të përshtatshme, sepse me siguri nuk do të shitet vetëm për para. Në shtëpinë zikaltër nuk janë të gatshëm ta bëjnë këtë. Në të vërtetë, ka një hipotezë, që do t’i shkonte përshtat Interit: shkëmbimi Icardi-Dybala.

Kjo ide ndoshta do të përfundonte me përmbushjen e dëshirave të të gjitha palëve të përfshira. Në këtë mënyrë, Interi do të kishte të gjithë hapësirën për të “gjuajtur” edhe një sulmues tjetër, siç u theksua më herët. Dhe, në atë pikë, me Dybala, Lautaro Martinez, plus njërin nga Lukaku, Dzeko apo Zapata, boshllëku i krijuar largimi i Icardit do të mbulohej me bollëk”.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Depay nxirret në shitje merkaton e ardhshme, tratativa e parë vjen nga klubi i madh…

Delo.autor

Skedina e çmendur, koeficenti mbi 4500

Q.Autor

ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Milanit i jep fund huazimeve, arrin akordin për 3 vite me klubin francez…

Delo.autor

Leave a Comment