Champions League Futboll Sport

PARA NDESHJES CHAMPIONS/ Akuza të forta nga Holanda: Ju tregojmë lojtarin e 12-të në fushë për Real Madridin

Në prag të ndeshjes së kthimit të Ligës së Kampionëve mes Ajax dhe Real Madridit, akuzat e rënda kundër ekipit të Solarit erdhën nga Holanda. Sulmi nisi nga “De Telegraaf”, një nga gazetat më të rëndësishme në Holandë, nëse jo më e rëndësishmja.

Real Madridi është vënë në “lupë”, por në veçanti arbitri Felix Brych. Gjermani do të drejtojë sfidën e “Bernabéut” sonte në mbrëmje, ndërsa do ta bëjë këtë për herë të shtatë në raport me “Los Blancos”. Në gjashtë herët e tjera të mëparshme, kur i ka gjykuar, kampionët europianë në fuqi kanë fituar gjithmonë.

Për këtë arsye, përkufizimi i arbitrit si “lojtari i 12-të” në fushë për Real Madridin, është akuzë e mbështetur nga një listë e gabimeve të gjyqytarëve në Ligën e Kampionëve, duke favorizuar të bardhët. Mes tyre është edhe goli i anuluar i Ajax në ndeshjen e parë të këtij raundi të Champions-it, falë VAR-it.

“De Telegraaf” thotë se goli i Asensio më pas vendosi ndeshjen, por erdhi pas një faulli ndaj Frenkie De Jong. Edwin van der Sar, portier i kampionit europian, Ajax, në vitin 1995, aktualisht menaxher i ekipit të njohur të Amsterdamit, ngriti dyshime, gjithashtu.

Ish-numri 1 i Juventusit foli për një ndeshje të Ligës së Kampionëve të atij viti, në të cilën Ajax iu anuluan dy gola të konsideruar të rregullt. Një ditë para sfidës në “Bernabeu”, e cila vjen pas fitores 2-1 të Real Madridit në “Johan Cruyf Arena”, tensioni është ende në rritje.

Related posts

Eboue: “Guardiola trajneri që vrau karrierën e këtij super futbollisti”

Isa.Autor

“JASHTËTOKËSORI” ZBULON SEKRETIN/ Messi: Ndihesha i keqtrajtuar, doja të largohesha nga Barcelona

Delo.autor

“ZVICRA ËSHTË EKIP I FORTË”/ Luis Enrique: Spanja ime do të luftojë për trofe, lojtarëve i kam thënë që…

Delo.autor

Leave a Comment