Champions League Futboll Sport

KAPITULLIMI NË “BERNABEU”/ Real Madridi i thotë mirupafshim Champions Leagues

Pas 3 vitesh dominimi, Real Madrid i thotë lamtumirë Champions Leagues por duke u turpëruar në mes të “Santiago Bernabeut” nga skuadra e Ajaxit të Amsterdamit.

Skuadra holandeze fitoi me rezultatin 4-1 duke zhytur në krizë të thellë Realin e Madridit ndërsa tifozët i përcollën lojtarët e tyre me vërshëllima në dhomat e zhveshjes.

Pa kaluar 7 minuta ishte Hakim Ziyech i cili finalizoi aksionin e bukur të skuadrës holandeze, ndërsa për golin e dytë mendoi David Neres (18’).

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-0 ndërsa edhe në të dytë ishte e njëjta histori me Realin inegzistent në fushën e blertë.

Në minutën e 62’ mesfushori i skuadrës nga Amsterdami, Dusan Tadic që dhuroi spektakël duke dribluar bukur mbrojtësit kundërshtare ndërsa më pas e ndali topin në rrjetë.

Related posts

ASTON VILLA-MANCHESTER UNITED/ Pas një pasimi nga Fernandes, Pogba shënon me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

GREZDA NË KRAHË TË GERRARD/ Britaniku me fjalë të mëdha për sulmesin shqiptar

Isa.Autor

Di Francesco: Shënon Dzeko dhe i marrim pikë Juves

Delo.autor

Leave a Comment