Futboll La Liga Sport

SHERR NË TUNEL GJATË SFIDËS NDAJ SEVILLAS/ “Jashtëtokësori” ironizon: Tani ikni shpejt në shtëpi, jeni pak të…

Ambienti i nxehtë dhe rivaliteti që ka qenë prezent në ndeshjet e fundit mes Barcelonës dhe Sevijes, përjetoi një tjetër episod pas gjysmëfinales së luajtur në “Camp Nou”. Kualifikimi me përmbysje i Barcelonës nuk u la aspak shije pozitive rivalëve, të cilët kanë pretendime për mënyrën se si arbitri e menaxhoi ndeshjen dhe për faktin që nuk akordoi një penallti në favor të andaluzëve.

Sipas raportimit të “Cadena SER”, në fundin e duelit, presidenti Pepe Kastro dhe Monçi, drejtori sportiv i Sevijes, zbritën në tunelin e stadiumit. Aty ishin duke ardhur futbollistët e Barcelonës, të cilët qëndruan pak më shumë në fushë duke festuar dhe duke vlerësuar njëri-tjetrin për ndeshjen që bënë. Ishte finalja e nëntë në 11 sezonet e fundit dhe mënyra si u arrit me përmbysje pas humbjes 2-0 duhej festuar. Dy pjesëtarët e Sevijes patën një debat me kapitenin e skuadrës, Lionel Mesi, i cili mori përsipër që të mbronte grupin nga kritikat që po bëheshin.

Pepe Kosta, krahu i djathtë i Leos dhe i gjithë grupit të lojtarëve, ishte me të. Ata që e filluan të parët debatin ishin drejtori i Sevijes dhe presidenti. “Gjithmonë fitoni njëlloj”, ishin fjalët e tyre, duke iu referuar arbitrimit të ndeshjes. Por, Leo Mesi nuk ua kurseu përgjigjen duke bërë ironi me ta. “Shkoni në shtëpi. Jeni pak të nxehur sot”, ishin fjalët e kapitenit katalanas me ironi. Duhet të kujtojmë që disa ditë më parë ishte Monçi ai që sulmoi trajnerin Kuman pas fitores që Barcelona arriti 0-2 në La Liga në “Sançez Pizjuan”. Ai e quajti Kumanin qaraman për shkak se ankohet shpesh për arbitrimin.

“Edhe këto ankesat e tepërta të qaramanit e dhanë efektin. Barcelona e fitoi një ndeshje”, tha Monçi duke iu referuar sërish pretendimeve për gjykimin. Por, katalanasit gjetën mënyrën e duhur për t’u hakmarrë dhe për të treguar se në futboll duhet të ketë respekt mbi të gjitha. Ata e postuan sërish këtë foto duke shkruar: “Futbolli është respekt. Natën e mirë”. Barcelona ndërkohë ka njohur rivalin për finalen e Kupës, e cila do të luhet më 17 prill. Atletiko e Bilbaos do të jetë rivali i Barcelonës, i cili u kualifikua kundër Levantes duke fituar 1-2.

Related posts

DILEMA PËR KLUBIN E RI/ Conte merr këtë vendim ndaj Icardit

F.autor

“JANË THËNË SHUMË TË PAVËRTETA PËR ÇËSHTJEN E KONTRATËS”/ Ylli Dibala: Shpejt e vërteta do të mësohet nga të gjithë

Delo.autor

DEKLARATË E FORTË/ Gary Neville: Sarri e di që do të shkarkohet në 18 muajt e ardhshëm

Delo.autor

Leave a Comment