Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NË ANGLI/ Guardiola thyen rekordin e blerjes së Van Dijk për këtë mbrojtës

Pep Guardiola e ka pranuar hapur se në merakton e verës do të synojë me patjetër për të afruar një mbrojtës të majtë dhe synimi kryesor i tij është Ben Chilwell i Leicester City.

Për të marrë shërbimet e 22-vjeçarit, Manchester City duhet të përgatisë një ofertë të çmendur sepse klubi i “dhelprave” nuk e lëshon xhevahirin e tyre për më pak se 75 milionë sterlina. Në këtë shifër u arrit kalimi i Virgil Van Dijk te Liverpool në janar të vitit 2018 nga Southampton.

Chilwell konsiderohet si mbrojtësit më të mirë në Angli dhe perspektiva për të ardhmen e tij mendohet të jetë e ndritur. Këtë sezon anglezi ka luajtur në çdo minutë me Leicester në kampionat, duke u kthyer në titullar të padiskutueshëm.

Për të marrë shërbimet e tij, City duhet të përgatisë një ofertë mbi 75 milionë sterlina, duke qenë se kontrata e tij me Leicester skadon në vitin 2024.

Guardiola mbahet për shpenzime të larta për mbrojtësit, këtë e vërtetoi me afrimin e Kyle Walker, Benjamin Mendy dhe Danilo. Ndërkohë që rekordin e blerjes më të shtrenjtë e mbajnë me Riyad Mahrez, i cili u ble për 60 milionë sterlina, po nga Leicester City.

Related posts

REALIZOI DOPIETË NDAJ BAYERN MUNICH/ Madhështia e Mbappe-së, shikoni 5 provat hyjnore të francezit

Delo.autor

ELIMINIMI ME PENALLTI NGA SPANJA/ Trajneri Petkovic: Kartoni i kuq kushtëzoi gjithë ndeshjen

Delo.autor

Manchester United hedh sytë nga mesfushori italian i Romës

Isa.Autor

Leave a Comment