Futboll Seria A

Juventus pranë goditjes së parë në merkato, arrihet akordi me lojtarin e Sampdorias

Mediat italiane raportojnë se Juventusi ka rënë dakord për një marrëveshje për të nënshkruar me mesfushorin e Sampdorias, Dennis Praet, për sezonin e ardhshëm për një shifër më të vogël se klauzola e lirimit prej 25 milionë eurosh, pasi pritet t’i përfshijë disa lojtarë në marrëveshje.

Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, të dy klubet përpunuan kushtet për të bërë këtë veprim që të ndodh gjatë verës dhe jo në afatin kalimtar dimëror.

Megjithëse Praet ka një klauzolë lirimi prej 25 milionë euro në kontratën e tij, Bianconerët kanë qenë në gjendje ta negociojnë atë duke i siguruar shërbimet e tij për më pak se kjo shifër.

Kjo pasi, Zonja e Vjetër gjithashtu do të përfshijnë disa lojtarë në marrëveshje shkëmbimi për reprezentuesin e Belgjikës.

Sampdoria transferoi reprezentuesin e Belgjikës nga Anderlechti në gusht të vitit 2016 për 10 milionë euro dhe do të dyfishojë atë shumë në hapësirën prej dy vjetësh.

Këtë sezon, Praet ka kontribuar me tri asistime në 18 paraqitje të Serie A për klubin Blucerchiati.

Mesfushori belg kishte qenë gjithashtu i lidhur ngushtë me një kalim te Evertoni dhe Newcastle Unitedi.

Për Juventusin thuhet gjithashtu se ka arritur marrëveshje me Emre Can, i cili pritet të vijë gjatë verës si transferim i lirë.

Related posts

Antonio Conte: Jam i lumtur që drejtoj Chelsea

Sadik.Autor

BEFASI NË ZVICËR/ Young Boys në epërsi, shënon gol Guillaume Hoarau me një… (VIDEO)

Isa.Autor

ZBULON PRAPASKENËN/ “Sky Sport”: Juventus kryen goditjen e madhe për trajenrin Allegri, detajet e transferimit

Delo.autor

Leave a Comment