Futboll Premier League Sport

PAS DEBATIT TË ASHPËR ME GJYQTARIN/ Pezullohet trajneri i Premier Leagues, ja masat

Mauricio Pochenttino është pezulluar për dy ndeshje dhe është gjobitur me 10 mijë sterlina për shkak të debatit të ashpër që pati me gjyqtarin Mike Dean në humbjen ndaj Burnley.

Federata e Anglisë vendosi që trajneri argjentinas të dënohet për shkak se ka kaluar vijën e zonës së trajnerëve, duke kaluar në fushë dhe duke ofenduar zyrtarin e ndeshjes. Në fund të atij takimi Pochettino kërkoi ndjesë, por kjo nuk ka shërbyer për asgjë.

Tottenham do të luajë transfertën ndaj Southampton me trajnerin në tribunë, po ashtu Pochettino nuk do jetë në stol në supersfidën me Liverpool në “Anfield”.

Related posts

DOPIETË NDAJ TIRANËS/ HEBAJ befason pas TRIUMFIT: E pranoj…

Isa.Autor

KRAHASON ATALANTA-N ME JUVENTUS-IN/ Demiral: Nuk jam stërvitur askund tjetër kaq intensivisht sa këtu

Delo.autor

Begeja nuk e diskuton fitoren ndaj Kamzës, ndërsa ka një kërkesë të veçantë

Sadik.Autor

Leave a Comment