Futboll Kategoria Superiore Sport

“TIRANA, TEUTA DHE LAÇI JANË PRETENDENTË PËR TITULL”/ Mazrekaj: Kukësi vetëm sulmin ka të fortë, Partizani…

Futbollisti i Laçit Mentor Mazrekaj shikon si pretendentë për titullin kampion këtë sezon Tiranën, Teutën dhe Laçin. Në lidhje direkte me emisionin “Zona Gol” në “Supersport”, 31-vjeçari përjashtoi nga si pretendentë Vllazninë, Kukësin dhe Partizanin.

Sipas tij, verilindorët kanë të fortë vetëm repartin e sulmit, ndërsa “demat” kanë kontigjent të kufizuar për shkak të bllokimit të merkatos.

“Laçi – Shpresojmë të përfundojë Laçi si Juventusi, kampion. Lojtari më i mirë në botë? Kam simpatizuar Ronaldon. Laçi e nisi me ngërç sezoni e kjo fitore me Vllazninë na ka futur në shina, pasi kemi objektiva madhorë. Mediat thonë gjithmonë: ‘Laçi kampion’. Një fitore si kjo me mund të madh, vlen 6 pikë.

Pretendentët për titull – Tri skuadra janë në luftë për titull: Laçi, Teuta dhe Tirana. Partizani ka një grup të vogël lojtarësh dhe nuk e përballon dot sezonin. Kukësi nuk ka organikë cilësore, përveçse në sulm. Në janar nuk mund të gjesh lojtarë të mirë.

Forma e tij – Nuk kam pasur shumë minutazh, vetëm duke luajtur do të arrij formën time. Ndihem më mirë në këtë pozicion. Trajneri Duro më njeh mua mirë. Unë kam dhënë ndihmë edhe në pozicionin pas sulmuesit. Kam patur probleme me mediet, por edhe me trajnerë”, u shpreh Mazrekaj.

Related posts

PASOJA TË RËNDA PËR EKIPIN E GATUSSOS/ Ja çfarë e pret Milanin nëse nuk kualifikohet në Champions

Delo.autor

SERIE A/ Donnarumma përjashtohet nga lista e Under 23 më të mirë

Sadik.Autor

HEGJEMONIA CR7/ Ronaldo arrin edhe një tjetër rekord në 18 muaj “italianë”

Delo.autor

Leave a Comment