Futboll Sport

VENDIMI I “DISIPLINËS”/ Të gjitha ndeshjet në vazhdim 3-0, ja çfarë ndodh me Kamzën

Komisioni i Disiplinës, mori vendimin drastik për të përjashtuar ekipin e Kamzës nga Kategoria Superiore, pas dhunimit të gjyqtarit Eldorian Hamiti, në përfundimin e sfidës ndaj Laçit. Si pasojë, të gjitha ndeshje e ndeshjet e mbetura homologohen me fitoren në tavolinë 3-0 për skuadrën, që do të luante me kamzalinjtë.

Pra, duke përjashtuar takimin me Laçin që është subjekt diskutimi i Komisionit të Disiplinës, kampionati ka edhe 12 takime për të luajtur. Kjo do të thotë që, të gjitha skuadrat do të marrin tri pikë dhe në takimin me Kamzën do të bëjnë pushim.

Me këtë rregull janë tri skuadrat që do të përfitojnë nga bonusi i pikëve në tavolinë. Luftëtari, Flamurtari dhe Skënderbeu do të marrin gjashtë pikë pa luajtur fare, ndërsa ekipet e tjera vetëm tri të tilla. Kjo do të thotë që shanset e gjirokastritëve për të qëndruar në Superiore të jenë akoma më të mëdha, pas këtij vendimi.

Related posts

ELIMINIMI NGA CHAMPIONS/ Ylli i Ajax merr vendimin, transferohet tek gjigantët spanjoll…

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet sfida Crystal Palace-Liverpool. Rezultati 1-2

Delo.autor

YLLI I JUVENTUS KTHEHET NË ÇËSHTJE/ Dejan Kulusevski: Jam i tronditur nga ajo zgjedhje

Delo.autor

Leave a Comment