Futboll La Liga Sport

“KLUBI FITOI NGA SHITJA E TIJ”/ Bartomeu “injoron” brazilianin: Dembelé është më i mirë se…

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka dhënë të martën një intervistë për “Cadena SER”. Mes të tjerash, ai u ndal edhe në rinovimin e kontratës me Rakitic: “Kroati ka ende kontratë. Nuk kemi folur ende për të ardhmen e tij, për shkak se donim të përqëndroheshin në rinovimin e Jordi Alba, i cili për mua është mbrojtësi më i mirë i majtë në botë”.

Dy fjalë edhe për takimin që ka pasur me mikun e tij, Sandro Rosell: Ai u lirua me kusht. Diçka nuk është bërë mirë në këtë proces. Ne përqafuam njëri-tjetrin, por me përgjegjësinë që duhet të përfundojë deri në fund gjykimi. Sandro dëshiron të provojë pafajësinë e tij, ashtu si të gjithë ne mendojmë se është e vërteta. Unë nuk mendoj se ka bërë asgjë të dënueshme, nuk ka prova, është gjithçka një supozim i madh”.

Po si e sheh presidenti i klubit katalanas largimin e Neymar nga Barça? “Them se me paratë, që klubi fitoi nga shitja e tij, vuri një bast sportiv. Me ato të holla vumë bast me blerjen e lojtarëve si Dembele dhe Coutinho. Për mua, Dembele është më i mirë se Neymar. Ai i Barçës është edhe më i mirë“, u përgjigj presidenti i klubit blaugrana.

Bartomeu ka folur edhe për të ardhmen e Barcelonës pa yllin e saj, Leo Messi, të cilin shpreson ta shohë edhe për disa vite në klub: Ai moment do ende që të vijë. Ne duhet të gjejmë talentet e rinj. Messi ka një kontratë deri në vitin 2021 dhe unë mendoj se do të bëjmë edhe një kontratë tjetër. Pres një tjetër rinovim të bashkëpunimit actual, edhe pse është më e vështira se kurrë. Ai ka ambicie dhe dëshirë për të luajtur futboll në majat më të larta, ndërsa ne duam ta kemi Messin edhe për disa kohë“.

Related posts

NBA/ I papërmbajtshëm, Stephen Curry vendos një tjetër rekord historik

Delo.autor

PARALAJMËRON INTERIN/ Spalleti: Më duket se dikush ka abuzuar me kritikat, më vjen…

Isa.Autor

FITORJA E PESTË RADHAZI/ “Los Blancos” mposht Granadën falë dyshes Casmiro-Benzema dhe i afrohet rivalit në krye

Delo.autor

Leave a Comment