Gossip

NXORRI SKANDALIN E PËRDHUNIMIT TË CR7/ “Pirati” i Football Leaks: Nuk dal gjallë nga burgu

“Nëse kthehem në Portugali dhe përfundoj në burg, nuk do të dal gjallë prej andej”. Rui Pinto është 30 vjeç me origjinë nga Vila Nova de Gaia, jeton në Budapest.

Ai është figura, për shumë e një pirati të teknologjisë, që i dha jetë “Football Leaks”, ortekut të dokumenteve që nxorrën në dritë mëkatet kryesore të futbollit botëror, shkelje e fair play financiar, evazion fiskal, çështjet e Cristiano Ronaldo, Mourinho dhe Messi më të rëndësishmet.

Rui Pinto është në objektivin e autoriteteve portugeze prej vitesh. Më 16 janar 2019 ai u arrestua në Budapest, në zbatim të një urdhëri arresti ndërkombëtar të lëshuar nga atdheu i tij.

Pas 24 orëve u dha masa e ndalimit në arrest shtëpie, që po e vuan në shtëpinë e tij në Budapest, me pajisjen elektronike gjithmonë të veshur në kaviljen e tij të majtë.

Të martën, më 5 mars gjykata e Budapestit dha mendimin e saj në favor të kërkesës së Portugalisë për ekstradimin e tij.

Avokati i tij, William Bourdon, që në të kaluarën ka qenë edhe përfaqësuesi ligjor i Edward Snowden, teknikut informatik që zbuloi programin e përgjimit në masë të SHBA dhe Britanisë së Madhe, ka apeluar vendimin. Rui Pinto do të njohë të ardhmen e tij vetëm pas një jave.

Related posts

“Ylli” i Serie A “harron” futbollin, pushime të nxehta me bashkëshorten e tij (FOTO)

Sadik.Autor

PA E PARË PORTËN FARE/ Bukuroshja braziliane mahnit me golat e saj (VIDEO)

F.autor

ICARDI LUAN TEK PSG/ Wanda Nara tregon sakrificëne madhe: Është një katrahurë…

Delo.autor

Leave a Comment