Futboll Kategoria Superiore Sport

BOJKOTI I ARBITRAVE/ Ardian Takaj: Gjithçka është e qëllimshme, duhet ta çojnë deri në…

Situata që po kalon sot futbolli shqiptar, ku bojkoti i arbitrave ka sjellë pezullimin e të gjithë aktiviteteve futbollistike në vend, mund të ishte parandaluar kohë më parë. Mos prezenca e policisë së shtetit në stadiume e bënte shumë të prekshëm këtë produkt, futbollin, kjo u pa qartë që në javën e parë në sfidën Skënderbeu-Partizani, ku tifozët u futën në fushë duke u përplasur ndërmjet tyre.

Nga aktorët e parë që reaguan dhe kërkuan rikthimin e policisë në stadiume , për të shmangur pikërisht këtë që ndodhi në Kamzës, ka qenë dhe Ardian Takaj. Në një intervistë presidenti i Skënderbeu thekson se gjithçka është e qëllimshme, pikërisht për të bërë pis një nga të paktët produkte që po funksiononte në Shqipëri:

“Dhuna? Më duket e qëllimshme që dhe sporti të përshtatet më situatën që po ndodh në vend. Nuk është aspak rastësi ajo që ndodhi, ishte diçka që e kemi paralajmëruar që në fillim. Ata që hartuan këtë ligj, për largimin e policisë nga stadiumet, e dinim shumë mirë që do vinte ky moment. Bojkoti i arbitrave? Është vendimi më i drejtë që mund të kenë marrë ndonjë herë. Duhet ta çojnë deri në fund me çdo kusht. Nuk është koha për të bërë shfaqe, duhet të ruajmë këtë produkt për të cilin kemi vite që punojmë. Gjithçka e mirë që është bërë mund të zërohet brenda pak muajsh. Është një goditje e madhe për imazhin e futbollit shqiptar.

 

Related posts

Rakitic trondit BARÇËN: “MESSI është më i miri në botë, por është viti i MODRIC”

Isa.Autor

“SKËNDERBEU NA E BËRI TË VËSHTIRË”/ Hebaj: Teuta shkon në finale, ia dalim kundër Kukësit

Delo.autor

CHAMPIONS CUP/ Juventusi fiton me penallti ndaj yjeve të MLS (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment